• |
ide | kryesore

Verifikimi në Twitter, së shpejti me pagesë

-Instant, F1, Stil



Përdoruesit e Twitter që  kanë arritur verifikimin e shumëpritur të llogarisë së tyre nga platforma, tani do të duhet të paguajnë nëse duan të mbajnë atë.

Verifikimi në Twitter deri më tani u jepet personazheve publike, institucioneve, kompanive ose atyre që kanë një numër të mirë ndjekësish dhe janë me rëndësi shoqërore.  Por sipas një raporti ,tashmë që Elon Musk është pronar i saj, i gjithë procesi i verifikimit do të rinovohet. Ata  që e kanë tashmë do të duhet të paguajnë 20 dollarë në muaj nëse duan ta mbajnë.

“I gjithë procesi i verifikimit është duke u rinovuar tani,” shkroi Musk në platformë. Kompania dëshiron të rrisë abonimin e saj premium  Twitter Blue  nga 4,99 dollarë në 19,99 dollarë në muaj. Sapo të fillojë politika e re , përdoruesit do të kenë 90 ditë për t’u abonuar ose do të humbasin shenjën e tyre blu. Aktualisht është e paqartë se çfarë do të ndodhë me përdoruesit në vendet ku nuk është i disponueshëm. Twitter Blue i lejon përdoruesit të modifikojnë postimet, të ngarkojnë video në 1080p dhe ofron akses në artikuj pa reklama.

Një nga idetë e Musk është rritja e numrit të abonentëve derisa të bëhen gjysma e të ardhurave të kompanisë. Përveç kësaj, CEO i Tesla ka komentuar se  synon që reklamat të gjenerojnë më shumë të ardhura/Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/06/ndryshimet-e-reja-ne-twitter-pas-blerjes-nga-elon-musk/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *