• |
ide | kryesore

Video/Ronaldo injoron Gary Neville në transmetim direkt: ish-kapiteni i United e kishte kritikuar publikisht

-Instant, Sport, Video
neville



Edhe Gary Neville është tashmë ndër të injoruarit nga Cristiano Ronaldo. Ish-mbrojtësi i United, tani një komentator televiziv, e kishte kritikuar publikisht portugezin. Hakmarrja e CR7 erdhi përmes një përbuzje brutale ndaj ish-shokut të skuadrës gjatë ndeshjes mes Manchester United e West Ham.

47-vjeçari, pasi portugezi refuzoi të hynte në fushë kundër Tottenham, tha se United ishte më mirë pa CR7, por jo vetëm kaq. Ish-futbollisti e kishte cilësuar sjelljen e tij si “të papranueshme”. Duke folur përpara përplasjes së Red Devils me Chelsea, Neville tha: “Kjo është hera e dytë që Cristiano Ronaldo largohet nga Old Trafford me makinën e tij para se shokët e tij të futen në dhomat e zhveshjes. E më duhet të them, nga pikëpamja e dhomave të zhveshjes, është e papranueshme”. Fjalë që kanë arritur deri te portugezi, që me sa duket nuk i ka vlerësuar.

CR7 nuk i fshehu ndjenjat ndaj ish-kapitenit të United, përkundrazi. Përpara ndeshjes kundër West Hamit, portugezi e ka injoruar qëllimisht ish-mbrojtësin. 37-vjeçari shkoi për të përshëndetur ish-bashkëlojtarin Louis Saha, i ftuar në panelin e Sky Sports. Ronaldo e përqafoi Saha, më pas përshëndeti Jamie Redknapp, por nuk e mori në konsideratë aspak Neville. Asnjë fjalë, asnjë përshëndetje. Ish-mbrojtësi e mori me filozofi. 47-vjeçari e ka ironizuar në rrjetet sociale. Ish-United publikoi videon e skenës me Ronaldon dhe komentoi: “Në këtë pikë mendoj se jam jashtë listës së kartolinave të Krishtlindjeve, apo jo?”.

Gary Neville nuk është i vetmi që është injoruar nga Ronaldo. I kishte ndodhur më parë James Carragher, i cili, në Twitter, komentoi atë që i ndodhi Neville: “Mirë se erdhe në klubin e atyre që injorohen nga Ronaldo, Gary!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *