• |
ide | kryesore

Akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat, shtyhet prapë seanca për biznesmenin turk

-Instant, Lajme, Të fundit



Seanca gjyqësore ndaj biznesmenit turk Faruk Ozer është shtyrë sërish. Ai akuzohet se ka fituar 2 miliardë dollarë nga mashtrimi me kriptomonedhat. Edhe sot pritej vendimi për ekstradimin e tij drejt Turqisë. Avokati i Ozer u shpreh se duhet të zhvillohet një proces i rregull gjyqësor. Juristi shton se nuk e kupton gjithë këtë ngutje të gjykatës.

Faruk Fatih Özer akuzohet pasi në vitin 2017 ka krijuar një platformë online të quajtur “Thodex”. Ajo u krijua me funksion shkëmbimin e kripto-monedhës. Pasi ka akumuluar afërsisht 2 miliard USD pasuri në asete dixhitale ai e ka mbyllur atë dhe të gjitha rrjetet sovciale. Më pasi ai është larguar nga Turqia. Për këto arsye Özer ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me kartelë të kuqe për llogari të Zyrës Qëndrore të Interpol Ankara.

Autoritetet turke të cilat kanë lëshuar Urdhrin Ndërkombëtar të Arrestit ndaj këtij shtetasi, kanë bërë të ditur se pas arrestimit të tij, menjëherë do të nisin procedurat për ekstradim në rrugë diplomatike dhe gjyqësore.



1 Comment

  1. Shtyrja e seancave për biznesmenin turk tregon se ka bashkëpunëtorë të fuqishëm politikisht në Shqipëri. Jo me kot erdhi këtu e u arrestua vonë kur bënte pushime me shqiptarë në jug të vendit.

    Por trajtimi i turkut mashtrues,Ozer, është edhe një tjetër sinjal se kjo kategori mafiozesh e sheh vendin si strehë të sigurte kur janë në kërkim, sikurse mafiozet shqiptare në Dubai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *