• |
ide | kryesore

Champions/ Bayern e Inter ruajnë lojtarët, Liverpool për prestigj me Napolin: nga e para te e fundit për kualifikim në Grupin D

-Instant, F1, Sport
Bayern

Raundi i fundit i fazës së grupeve në Champions League ka më shumë të njohura për katër grupet e para. Në Grupin A e C gjithcka është e konfirmuar, në atë B luhet për vendin e parë. Ndërsa të gjithë janë në lojë në Grupin D, ku vendin e parë nga i fundit i ndajnë 3 pikë. Bayern e Inter luajnë për ‘qjef’. Vendi i tretë që të con në Europa League është objektivi i skuadrave që mbajnë dy vendet e fundit. Vetëm Rangers e Viktoria Plzen janë të eliminuar.


GRUPI A

Me vetëm fitore e një 4-1 në ndeshjen direkte, Napoli shkon i sigurtë në Anfield Road. Duhet më shumë se një mrekulli për Liverpool për ti marrë kryesimin italianëve. Reds kanë nevojë për një fitore me katër gola diferencë, kundër një skuadre që në 5 ndeshje ka pësuar vetëm 4. Pa harruar se ka shënuar 20. “Të fillojmë të përpiqemi të fitojmë, pastaj të mendojmë për golat – tha në konferencën për shtyp Jurgen Klopp -. Pas humbjes së ndeshjes së parë, ne jemi të motivuar. E kur një ekip bën një seri fitoreshkaq të gjatë, nuk i dihet kurrë si do të jetë performanca e radhës”. Duket i dorëzuar ende pa luajtur tekniku gjerman: “Nëse vazhdojnë të luajnë kështu, kanë mundësinë të arrijnë në finalen e Champions League. Më pëlqen shumë ajo që po bëjnë, asgjë për të thënë. Ata janë ekipi më në formë i Europës”.


Gjendja e Napolit

Forma e skuadrës së Spalletti i qetëson tifozët e të kaltërve, edhe sepse trajneri toskan është i vendosur të mos bëjë shumë ndryshime në titullarë për takimin në një nga stadiumet më ikonike në Europë. Simeone është gati, por ndeshjet e shumta që Osimhen ka humbur këtë sezon duket se e shohin nigerianin të konfirmuar në sulm. Politano duhet të zërë vendin e Lozanos në një treshe të kompletuar nga Kvaratskhelia, gati për të çmendur sërish mbrojtësit kundërshtarë. Në mesfushë Ndombele do të ndjejë sërish ajrin e Premier League, Ostigard mund të luajë në mbrojtje dhe Olivera po pret gjithashtu shansin e tij.

“Klopp thotë se na sheh në finale dhe se ata nuk mendojnë se mund të fitojnë 4-0? Nëse dëshiron, e flasim – tha Spalletti -. Komplimentet e tepërta ndonjëherë shërbejnë për të ngritur lart dhe pastaj të jetë në gjendje të dëgjojë zhurmën kur bie. Ai ka bërë shumë finale të Ligës së Kampionëve, është më i miri nga të gjithë. Kur të na ketë përpara ai do ta kuptojë se, siç thonë në Napoli, ‘Askush nuk është torollak'”. E njëjta situatë edhe mes Ajax e Rangers. Holandezët kanë 3 pikë dhe kanë mundur skocezët 3-0. Për të shkuar në Europa League Rangers kanë nevojë për një fitore me katër gola difernecë në Glasgow.

GRUPI B

Brugge dhe Porto e kanë siguruar kalimin në 1/8 e Champions. Cështja është kush mes belgëve dhe portugezëve do të shkojë si e parë e grupit. Ata që vendosin janë dy skuadrat e fundit Atletico Madrid e Leverkusen që duan të marrin vendin në Europa League. Brugge ka 10 pikë, një mbi Porton, ku të shkojë të luajë në Leverkusen kundër Bayer. Gjermanët janë të fundit me 4, një pas Atletico Madrid, por duan fitoren për të shpresuar në një ndalesë të Simeones. Në këtë rast në Europa League shkon Bayer, ndërsa Porto me barazim do të ishte e para.

GRUPI C

Gjithçka e vendosur në këtë grup me Bayern Mynih në vendin e parë dhe Inter në të dytin, sido të shkojë sfida në Allianz. Bavarezët me 15 pikë presin zikaltrin me 10, në një ndeshje ku dy teknikët do të ruhen më shumë nga dëmtimet. Nagelsmann e ka treguar qartë se mendon për kampionatin, ku është në ndjekje të Union Berlin. “Të gjithë mund të luajnë dhe mund të bëjmë edhe ndonjë rotacion. Nesër do ta bëjmë për shkak të lojtarëve që janë të dëmtuar ose kanë probleme – tha trajneri i Bayern në konferencën për shtyp -. Objektivi mbetet fitorja, megjithatë duhet të fokusohemi edhe te Bundesliga, e cila është shumë e luftuar”. Sané nuk është ende në dispozicion të teknikut. E njëjta gjë vlen për Lucas Hernandez, që ka bërë vetëm stërvitjen e tij të parë. De Ligt do të mungojë gjithashtu, bashkë me Muller e Neuer: “Pastaj janë disa lojtarë që ndihen pak të lodhur që do luajnë më pak. Nuk them kush janë, por do të bëjmë disa rotacione”, përfundoi Nagelsmann.

Lexo më tej: “Inter është i fortë, ashtu si Barcelona”: Nagelsmann zbulon lojtarët që do ruajë për kampionatin

Situata e Inter

Me dëmtimin e ri të Lukaku dhe goditjen që Dzekos pësoi ndaj Sampdoria, ka probleme të mëdha në sulm për Inzaghi. Lautaro Martinez (si dhe Bastoni) është paralajmëruar dhe rekordet nuk do të pastrohen përpara ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve. I sigurtë si titullar vetëm Correa, boshnjaku do të jetë i disponueshëm dhe vetëm në një rast ekstrem mund të konfigurohet një avancim i Mkhitaryan. Kjo do të thotë se në mesfushë ndaj Bayern do të ketë vend për Asllanin. Për pjesën tjetër shanse të mundshme për Acerbi, Gosens dhe Darmian mes mbrojtjes dhe mesfushës. Handanovic mund të rishfaqet që në minutën e parë kundër Bayern. Pa vlerë ndeshja tjetër, me Barcelonën me 4 pikë në Europa League, ndërsa Viktoria Plzen në vendin e fundit me zero.

GRUPI D

Këtu gjithcka mund të ndodhë. Të fundit mund të dalin të parat dhe verdiktet janë në lojë për të katër skuadrat. Marseille e Tottenham sfidohen në Velodrome. Francezët (6) janë të fundit, por me një fitore ndaj anglezëve (8) dalin përpara. E në varësi të ndeshjes mes Sporting dhe Frankfurt në Lisbonë, të dyja me 7 pikë, mund ta mbyllin edhe në vendin e parë. Fitorja është prioritare për Marseille dhe Tottenham, por Conte mund të mbetet i pari edhe me barazim. Kjo, nëse edhe ndeshja tjetër nuk ka fitues. Spurs mund të dalin jashtë turneut me një humbje, pasuar nga fitorja e një mes Sporting e Frankfurt. Dy ndeshje me fate shumë të ndërlidhura, ku për të tre vendet, dy në Champions e një në Europa League, skuadrat duhet të djersijnë shumë.

NDESHJET E MBRËMJES

Champions League Group A
21:00 Liverpool – Napoli
21:00 Rangers – Ajax
Champions League Group B
18:45 Bayer Leverkusen – Club Brugge
18:45 FC Porto – Atletico Madrid
Champions League Group C
21:00 Bayern Munich – Inter
21:00 Viktoria Plzen – Barcelona
Champions League Group D
21:00 Marseille – Tottenham Hotspur
21:00 Sporting CP – Eintracht Frankfurt


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.