• |
ide | kryesore

Berisha: Negociatat në PD nuk nisën me Gaz Bardhin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Negociatat, Berisha,



“Negociatat nuk nisën me Gazment Bardhin, por me dikë tjetër”. Kështu deklaroi Edi Paloka pasi grupi i Enkelejd Alibeajt njoftoi se nuk ka marrëveshje mes palëve për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet e 14 majit.

Paloka preferoi të mos e thotë emrin e personit më të cilën kanë nisur negociatat. Për këtë çështje ka folur më shumë Kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë një interviste në ABC. Berisha u pyet për një takim në muajt gusht – shtator me Helidon Bushatin dhe Enkelejd Alibeajn me ndërhyrjen e një biznesmeni.

“Të jem i sinqertë, secili nga ata deputetë e ka derën e hapur të Sali Berishës. Përderisa ne e kemi hequr nenin e përjashtimit, anëtarë të grupit të PD, kanë të drejtën e fraksionit. Kur kam hyrë në atë seli ka qenë Alibeaj dhe Bardhi.

Shumë normale. Sa i përket takimit nuk përbën lajm. Do i pres edhe nesër po të më vijnë në zyrë. U takon t’i pres dhe t’i përcjell. Janë bërë bisedime dhe normalisht që do zhvilloheshin bisedime. Me cilin do eksponent që shton probleme pa diskutim do diskutohet.

LEXO EDHE: Mustafaj: Cilët janë përgjegjësit për dështimin e bashkimit të PD

Nuk kam kërkuar ndërmjetësime. Biznesmeni nuk them që nuk më ka takuar. Por nuk e di pse dhe si. Por ju them se dera ime është e hapur. Përderisa ata janë deputetë.

Alibeaj nuk ka nevojë të kërkojë ndërmjetësimin e askujt. Pavarësisht se kemi diferenca në qëndrime. Përderisa statuti nuk i përjashton dhe nuk i ngrin. Unë i kam hequr përjashtimet. Ka plot parti që i kanë përjashtimet. Por i kam hequr për kushtet që ndodhet PD. Për këtë kontekst.

Bushatin e respektoj dhe e ka derën e hapur. Ata kanë ngarkuar Bardhin. Unë i kërkova Edi Palokës. Një njeri që ka mbajtur lidhje në kohën e përplasjeve. U ulën. Biseduan me prirjen më të plotë për integrim për bashkim” – tha Berisha. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Jorgo te qifshin te gjithe pslikarte ! Gaz bytha dhe Enkel Kari kane marre shuma te majme nga Edvini dhe Kimetia ! Jane te deshtuar te gjithe ! Te dy keta dhe te tjere qe nuk I bashkohen PD do te ngelen rrugeve si Hale Valteri ! Opozita fiton shumicen e bashkove perfshi : Tiranen ,Durresi,Elbasanin edhe Tepelenen e Termet drogaxhit! Ama ta dining se jo per merit te opozites,por per nje konsum shume ,shume te madh te ripjelljes! Do shikoni cfare do te ndodh ketu ne USA me 8 Nentor : Republikanet u rimarin evgjiteve te Bajden- Blinken- Kimetes edhe kongresin edhe senatin!

    1. Loni faleminderit shume per kendveshtrimin tend nga Amerika, por s’ja paske shume haberin situates.

      1) Historikisht PS-ja ka me teper votues miltiante. Hiq fitoren e pare ne 92-shin, PD-ja ka fituar vetem kur asaj i jane bashkuar votat e brinjes se PS-se, LSI-se. Por LSI-ja sot eshte fertele pasi ka 1 mandat e gjysem ne opozite dhe s’ka me leke apo favore qe te paguaje mercenaret e saj

      2) Qindra mijra vota te PD-se kane emigruar keto 10 vite dhe Sala nuk ju paguan dot avjonat qe te vijne per te votuar

      3) Administrata eshte fryre me ata qe neser do te votojne PS-ne

      4) Oligarket gjithashtu i kemi me vete.

      5) E vetmja menyre qe i mbetet Berishes per te marre pushtetin eshte te krijoje destabilitet, por s’ka nga ta levizi sumen, pasi ESHTE I VEZHGUAR!

      Keshtu qe Loni ulu me kembet ne toke.

      Persa i perket SHBA-ve, me vjen keq qe nje emigrant si ty ben muhabete me jevgjite e budalliqe te tjera si keto. E kuptoj qe ti e ben qe te ndihesh dembabadem Amerikan, por te pakten ne syte e mi shfaqesh shume katnar.

      1. Harrova me te rendesishmen:

        6) PD-ne e kemi shkerdhyer fale njeriut qe vete Berisha e solli ne krye te saj. E kupton gjenialitetin?!

        Dmth. imagjino nuk mund te perdori dot as emrin e as logon dhe do t’i bashkangjitet (Sala) si legen Ilirit. Me degjenerim se kaq! Dhe me e qarte se kaq!

      2. Loni dembabadem Amerikan. Me bere per te qeshur. Nga menyra e te shkruarit do ta kuptosh qe e shumta Loni punon ne 7-11 ose ne pikat e gazit.

        1. Nuk thashe qe eshte, por do te ndihet.

          Dhe Loni, edhe pika…

          7) E vetmja menyre qe Berisha te fitoje zgjedhjet eshte te beje per vete Elektoratin Gri dhe me beso Loni, nuk ka shans. Meta jo e jo se… nga ta kapesh.

          Berisha, njesoj si ato thengjinjte perpara se te fiken plotesisht, pati nje zjarr te fundit, por te te moderuar gjate muajve qe sulmoi Bashen, por edhe aty kishte Elefantin Brenda Dhomes: Kush e vuri Bashen ne krye? I preferuari i kujt ishte Basha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *