• |
ide | kryesore

Berisha: Shqiptarët presin nga opozita që t’i shpëtojë nga Rama

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Kryetari i PD-së, Sali Berisha, pasditen e sotme gjatë një mbledhjeje me Kryetarët e degëve të Qarkut të Tiranës, sekretarët e këtyre degëve dhe grupet e punës, deklaroi se kanë hyrë në fushën e betejës.

Berisha: Përpjekjet tona të deritanishme kanë qenë për t’u ngritur në këmbë, për të dëshmuar veten tonë si opozitë e vërtetë, si PD e Rithemeluar. Tani vijmë në fillimin e betejës.

Sipas tij, shqiptarët presin nga opozita shpëtimin nga kryeministri Edi Rama, i cili ka vendosur monizmin në Shqipëri.

Berisha: Shtetin ligjor e kemi në situatë katastrofale. Rama duhet të largohet nga pushteti, e kanë thënë mijëra herë shqiptarët. Tani ka ardhur koha që duhet ta shndërrojmë në realitet këtë moto.

Kreu i PD-së theksoi dhe një herë se 12 nëntori do jetë dita e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Por, gjithashtu bëri me dije se kjo do të jetë koha e protestave.

Berisha: Rama na sfidoi hapur në Peshkopi, se do ta bëjmë tërmet. Zotohet se sërish do na vjedhë votat. Nuk mund ta imagjinoni se çfarë klubi i neveritshëm është parlamenti shqiptar. ne shkojmë aty vetëm për hir të zgjedhësve, por aty është turp të futesh. Nuk respektojnë asgjë.



4 Comments

  1. Shqiptaret gjithashtu nuk duan te bien nga shiu ne bresher.

    Pra nuk do votojne ty qe te njohin shume mire se kush je, (plus Non Grata, Rubla… Ajatollah Komejni, etj,) apo shokun tend te vuajtjeve Spiunin I.M. aka Ilir Floriri.

    E thjeshte fare. Tani s’e kuptoj pse i kacavarrishesh xhamit.

  2. Me cilën logo do garojnë në zgjedhjet vendore? Paloka konfirmon “strehimin” te Meta: Çështje e zgjidhur, gjithmonë kemi bërë koalicion,o shpellkare e cecene mire ne nuk doni te na besoni por lexoni cfare thote Paloka benjamini i salih metaj,as kete nuk e besoni,pse u zbyth salihu nga dreka ne darke,nuk do gjeni vrime ku te futeni ne dreke,do kthejme voten ne darke,kujt ja le trimerine e cubit o komunisti spiun salih metaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *