• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Një kryebashkiak shqiptar është konsumator dr0ge

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dr0ge, karamuço



Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço deklaroi se një kryetar bashkie në jug të vendit përdor dr0ge, k0kainë.

Sipas Karamuços, është rritur shumë numri i përdoruesve që arrestohen, nga 17 deri në 21 vjeç. Sepse sipas tij, ata nuk e projektojnë veten për të qenë shpërndarës, por ngelen debitorë. Por një rrezik nuk është vetëm për shkollat, por dhe për administratën publike shqiptare. Sipas profesorit të kriminalistikës Ervin Karamuço, edhe administrata publike shqiptare është e prekur nga droga, dhe duhet të testohet në mënyrë të rregullt, siç ndodh në SHBA apo në vende të tjera perëndimore.

Për ekspertin e kriminalistikës Karamuço ‘në jug të Shqipërisë, një kryetar bashkie në jug të Shqipërisë, përdor dr0ge, kokainë, ka krijuar shqetësime emocionale të personalitetit, të cilat janë verifikuar dhe nga vartësit e tij’, prandaj duhet që patjetër të merren masa për administratën shtetërore, rojet, sinjalizuesit publikë duhet ti kemi edhe për këtë aspekt.

“Jemi përplasur fort, me struktura të veçanta të policisë së shtetit. Por, nuk dimë se çfarë bëhet me administratën tjetër shtetërore atë civile”. Kështu tha Karamuço, i ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri.

Ai tregoi shifra alarmante mbi rritjen e kërkesës për përdorimin e drogërave të ndryshme në Shqipëri. Sipas tij kërkesa është rritur me rreth 40- 50 përqind, dhe të rrezikuarit kryesor janë shkollat, por edhe administrata publike shqiptare.

Sipas tij, deri tani kemi pasur rregulloret institucionale për mos përdorimin e alkolit. Megjithëse alkoli vazhdon që të përdoret nëpër institucionet publike. Karamuço deklaroi se tani është arritur një nivel më i lartë, drogërat janë bërë një shqetësim.



6 Comments

  1. O profesor thuaje troc : Krytari Termet Peci eshte perdorues ,ia ka mesuar kryeministri Edvin .ketu ne USA kur u kerkohet te bejne testin e droges apo te alkolit, ata qe jane perdorues nuk pranojne ta bejne testin ,po len punen sepse u shenohen ne recorde kur dalin positive! Pse nuk e ben Edvini testin,ose pse nuk e la punen lur opozita kerkoi te testohen punonjesit e institucioneve publike ai I pari nuk pranoi! Kjo eshte situata ne Shqiperi ku me shume se gjysma e ministrave dhe gjysma e te rinjeve jane perdorues droge!

  2. Nuk eshte nje kryetar bashkie por jane disa kjo eshte fara e rilindjes sepse edhe vete i gjati eshte i tille. Bejini testin e droges kryetarit te Beratit Ervin Demo se ai e ka perdorur dhe shitur drogen qe kur ishte ketu ne Angli per studime. Jo vetem kaq por e ka kthyer zyren e bashkise ne zyre droge.
    Votoni per keta lloj sepse perpara do shkoj Shqiperia.

  3. Shoqeria e hapur (sorros) drogen e ka ne vizion misioni, kryeministri yne eshte qefli droge, kur del ne fushate te budallenjt e djeg hunen duke e krrujt. Duan dhe ta legalizojne aspikaralloi per mjeksi, rrugve te Tirones rinia qelbet era dordorant droge. Rrugicat dhe poshte pallatet shef studenta duke e dredh. Motorrat e picave dergojne porosi drogen ne destinacion me shume se sa picat. Komshinjte e mi kane 30 vjet qe bojne droge. Me drogen dhe trute pershesh do ju a martoje … Sorrosi. Vec duroni sa ti ngrefet atije te modhi qe o bo gati.

  4. E keni titullin gabim. Vetem 1 kryetar bashkie dhe 1 minister nuk marrin droge. Te tjeret te gjithe pa perjashtim. Se ndryshe nuk rilind dot

  5. Nga mësues fizkulture në zotërues minierash, drejtues partie e më pas kryetar bashkie. Kjo është historia e ngritjes së Lefter Allës në krye të Bashkisë Bulqizë.

    Nuk ishte e veshtire kjo profesor!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *