• |
ide | kryesore

Elon Musk kërkon rikthimin e ‘Vine’

-Instant, F1, Stil



Elon Musk dëshiron të rikthejë, ‘Vine’. Inxhinierët e Twitter po punojnë për një rindezje të aplikacionit, i cili mund të dalë në treg deri në fund të vitit, raporton Axios.

Disa punonjës janë caktuar të shikojnë bazën e vjetër të kodit të ‘Vine’. Ajo nuk është ndryshuar apo përditësuar që nga mbyllja në 2016.

Vine, e cila publikoi video të shkurtra gjashtë sekondash, u mbyll nga Twitter sepse nuk kishte mjaft përdorues dhe nuk fitonte para. Platformat si Instagram dhe Snapchat prezantuan klipe më të gjata dhe disa krijues filluan të negociojnë për pagesën e postimit. Twitter eksploroi shitjen e aplikacionit, por nuk gjeti kurrë një blerës. Ai gjithashtu mendoi ta prezantonte atë në aplikacion por nuk e bëri.

Elon Musk postoi një sondazh  duke pyetur nëse kompania duhet të rikthejë Vine. “Nëse do ta bënit këtë dhe do të konkurronit me tik tokdo të ishte qesharake”, u shpreh dikush. Krijuesi i Vine, Dom Hofmann, shkroi në Twitter si përgjigje ndaj lajmeve që aplikacioni i tij mund të rikthehej: “Nëse do të ringjallni softuerin e dashur, mos shikoni më larg se standardi i artë”, tha ai, duke ndarë një foto të lojës vidoe Runescape.

Marrë nga: Independent

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/31/verifikimi-ne-twitter-se-shpejti-me-pagese/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *