• |
ide | kryesore

Elon Musk shkarkon bordin drejtues të Twitter

-Instant, F1, Stil
Elon Musk



Elon Musk ka shpërndarë bordin e Twitter dhe e ka bërë veten “drejtorin e vetëm” të kompanisë.

Veprimi u ndërmor të enjten si pjesë e blerjes së kompanisë prej 44 miliardë dollarësh. Bordi kishte më parë kryetarin e tij, Bret Taylor si dhe shefin ekzekutiv  Parag Agrawal. Gjithsej, ai përfshinte nëntë drejtorë.

Është vetëm një nga një sërë ndryshimesh thelbësore që Musk ka bërë që nga marrja e kompanisë. Të tjera përfshijnë sugjerimin se ai do të krijojë një këshill që do të shqyrtojë vendimet e moderimit të përmbajtjes. Do të shkarkojë një numër të konsiderueshëm punonjësish dhe se  mund të lejojë përdoruesit e ndaluar më parë të kthehen në platformë.

Sipas raporteve , planifikohet të rritet edhe cmimi i Twitter Blue nga 5 dollarë në 20 dollarë në muaj. Përdoruesve të verifikuar do u jepen 90 ditë për t’u regjistruar ose humbasin shenjën e tyre blu.

Kompania nuk ka komentuar mbi planet, por CEO i Teslas iu përgjigj pyetjeve të përdoruesve në lidhje me verifikimin duke thënë se “i gjithë procesi  është duke u rinovuar tani”. Sistemi i verifikimit është krijuar për të ndihmuar identifikimin e  përdoruesveame ndikim në platformë, duke përfshirë figurat qeveritare,  figurat e argëtimit, gazetarët, markat dhe organizatat kryesore. Twitter Blue është i disponueshëm vetëm në disa vende. Ai u lejon atyre që abonohen të kenë akses në funksione shtesë të Twitter.

Marrë nga: Independent

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/30/elon-musk-kunder-ndalimit-te-donald-trump-nga-twitter/

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *