• |
ide | kryesore

Lubonja: PD u përça nga Rama që përdori Bashën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lubonja



Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se në primaret që do organizohen nga PD duhet të kishte kandidatë nga të gjitha palët e opozitës. Përfshirë edhe Partinë e Lirisë. Ai shtoi se PD u përça nga kryeministri Edi Rama duke përdorur si instrument ish-kreun e kësaj force politike Lulzim Bashën.

“Mendoj se duhet të ishin bërë përpjekje nga të dyja palët. Nëse do kishte primare duhet të ishin me kandidatët e të gjithë palëve. Së bashku me Partinë e Lirisë. Kjo do ishte zgjidhja më e mirë për të shpëtuar nga një regjim i tillë që nuk njeh asnjë respekt.

Caktimi i njerëzve për të kandiduar në primare, me negociata mundet që të kishte një marrëveshje që të caktojmë disa njerëz që të ishin nga të dy palët. Më mirë do ishte të caktoheshin njerëz me konsensus nga të dyja palët. Kjo për të garuar se kë preferojnë më shumë votuesit e PD-së.

PS-së i lehtësohet puna shumë me ndarjen e palëve. Përçarjen aty e ka bërë Rama dhe instrument është bërë Basha. Duhet të luftohej që të mos vazhdonte dhe mendoj përsëri që këtë lojë të përçarjes Rama do e vazhdojë deri në fund.

Edhe me gjykatën që mund t’i japë vulën Alibeajt. Këtu nuk ka shanse edhe sikur e bashkuar të jetë gjithë opozita, përballë një regjimi që nuk pyet për asgjë”, – u shpreh ai në emisionin “Open” në News 24.



7 Comments

  1. Ka faj rama. Se vuri nje birbo ne krye te partis saliu.
    Saliu nuk ka faj, qe birbua qe vuri ne krye te partis. Ishte per gjume.
    Gallat pd-je. Parti prej qeske.
    Ndjes past.

  2. Ky ka rrjedhur prej kohesh.Habitem si i japin mediat hapesire nje psikopati si ky.O klluf kari Bashën e vuri ne krye krimineli Viçidolit me sharabajgen e vet Argita.

    1. Ok o Astrit po PS që është bija e PP çfar mund të na thuash? A ke ndonjë parashikim për të me që dukesh që je fallxhor!!!

  3. Nga percarja e PD natyrisht qe perfiton Rama dhe PS, por e verteta eshte se jane nderkombetaret, ShBA e Britania qe e nxiten dhe ushqejne kete situate ne emer te “ndryshimit te klases politike”.

    Marionetat perdoren gjithnje per synimet e atyre qe terheqin fijet.

    Jane shqiptaret ata qe duhet te vendosin per te ardhmen e tyre, jo thjesht per nje grusht politikanesh te viteve te para te pluralizmit, por per te treguar vullnetin e tyre per te mos qene nje Republike bananesh.

    1. Shqiptaret ikin, sic kane bere gjithmone. Jemi nje popull akoma ne shpergenj.

      Asgje s´kemi fituar vete. Pavaresine na e dhane, komunizmin na e bene peshqesh, ” demokracine” hibride po ashtu. Liria dhe demokracia fitohen me gjak e djerse, nuk jane fjale boshe.

      Nje popull qe nxjerr ne krye vec mashtrues e kriminele, njerez te paafte, nuk eshte rastesi. Ne thelb, kemi korrupsionin ne deje. Kjo eshte e verteta e hidhur.

      Tani kjo kaste qeveritare me ne krye Edramen, fatkeqesia me e madhe e Shqiperise, e ka hequr plotesisht masken, vjedh, varferon, vret, propagandon pa skrupuj nje realitet pararel qe nuk ekziston…

      Dhe shqiptaret te pafuqishem ikin…nuk perballen jo pre Meten e Berishen, por per veten dhe ardhmen e femijeve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *