• |
ide | kryesore

Një shpërthim tritoli trondit Lushnjën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shpërthim



Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një banesë private në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë. Mediat raportojnë se banesa është në pronësi të shtetasit Arben Turku. Ai ndodhet aktualisht në emigrim.

Në banesë jeton Altin Lamçe, tregtar në tregun e fruta-perimeve të qytetit. Tritoli dyshohet se është hedhur nga autorët në ecje, nga rruga drejt oborrit të shtëpisë.

Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat dhe dyert e kësaj banese. Paraprakisht nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë. Ata kanë marrë në pyetje familjarët dhe po përpiqen të kuptojnë motivet për këtë shpërthim. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *