• |
ide | kryesore

Paloka zbulon pse dështuan negociatat brenda PD-së

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
paloka dhe bardhi



Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka deklaruar se pala e përfaqësuar prej tij për dialogun me grupin tjetër brenda partisë nuk ka vënë asnjë kusht. Deklarata e Palokës vjen në një kohë kur Grupi i “Alibeajt” njoftoi dështimin e bisedimeve.

“Duhet t’ju them që Statuti edhe i vjetri, ai që sot konsiderohet si statuti i tyre, ka primaret. Nuk ka asnjë pikë në Statut që të na përplasë mbi primaret. Në deklaratë e tyre të publikuar dje kërkohej eliminimi i strukturave të PD të ngritura nga një vit sakrificash.

Theksohej një strukturë jashtë strukturash me anëtarë të barabartë e të vendoste me votë unanime. Nëse njëri thoshte jo procesi binte poshtë. Veto që kërkohet jo kur ke vullnet për të bashkëpunuar por që ditën e parë mendon si ta bllokosh. E kuptoj kur kjo i kërkohet Ramës, por brenda partisë tënde ku supozohet që ke hyrë me vullnet.

Kam biseduar dje me zotin Bardhi në Parlament e i kam thënë këto që po ju them ju. Pse të vëmë grepa e të vendosim ngërçe. Nëse nuk duam të bashkëpunojmë nuk kemi pse bisedojmë fare nuk kemi pse vëmë kushte. Ne veç primareve nuk kemi vënë asnjë kusht”, – tha ai. /LAPSI.al



5 Comments

  1. Me cilën logo do garojnë në zgjedhjet vendore? Paloka konfirmon “strehimin” te Meta: Çështje e zgjidhur, gjithmonë kemi bërë koalicion,o shpellkare e cecene mire ne nuk doni te na besoni por lexoni cfare thote Paloka benjamini i salih metaj,as kete nuk e besoni

  2. Paloke ta thame qe ne fillim qe diskutimet me Gazin do mbanin era bythe por sna besove. Nejse ju e bete tuajen dhe ja shtrite doren e bashkepunimit por ata smund te dalin jashte misionit qe i ka caktuar Qametja dhe Sorros

  3. alibeaj=HIPOKRIT+TRADHETAR+KARRIERIST +I SHITUR +SERVIL bardhi=SERVIL+I PESHTIRE+INJORANT. alibej +bardhi=taulan balla. Te tre SERVILA qe jetojne nen hijen e rames. Burra LESHI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *