• |
ide | kryesore

Pamje nga vendngjarja e aksidentit tragjik në Vlorë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident, Vlorë



Zbulohen pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti ku u përfshinë dy turistë francezë sot në Vlorë. Një prej tyre ndërroi jetë. Mësohet se ata po udhëtonin me biçikletë kur u përplasën nga një makinë.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh të përfshirë në aksident. Sipas policisë, gruaja ka ndërruar jetë në spital.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Policia ndodhet në vendin ku ndodhi aksidenti.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze V. K., 51 vjeçe, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi F. M., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo më tej: Aksidenti me 4 viktima në Itali, zbulohet identiteti i shqiptarëve 

Nuk është hera e parë që turistët mbesin viktima në rrugët e Shqipërisë si pasojë e aksidenteve rrugore. Edhe pse nuk dihen saktësisht rrethanat e aksidentit, një nga problemet që janë ngritur shpesh nga ekspertët rrugorë janë jo vetëm kushtet e rrugëve, por edhe sinjalistika e dobët. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *