• |
ide | kryesore

Përplasja/ Lajmet e Top-it sërish flakë kundër Ramës

-Instant, Arkiva, Kryesore



Top Channel vazhdon fushatën e sulmeve kundër qeverisë. Edhe në lajmet e kësaj mesdite ato të orës 15 00 katër tema të ndara në gjashtë kronika kanë prekur ato tema që janë tabu për qeverinë. Lajmi i parë i dedikohej çmimitë të naftës dhe bordit qeveritar që e mban atë lart. Sipas redaksisë së lajmëve me tarifat që janë sot në bursa dhe me uljen e dollarit çmimi duhej të ishte 30 lekë më i lirë, por ai këtë fillim jave u ul vetëm me 4 lekë.

Titulli i kronikës: “Bordi e mban naftën shtrenjtë”. Si për ta përforcuar këtë temë ishte bërë edhe një kronikë e dytë me titull: “Nafta shtrenjton trasportin”.

Lexo me tej:

 Ç’po ndodh mes Ramës dhe Top Channel

Pas këtyre dy lajmeve që për një media pro qeveritare mund të konsiderohen si bomba, spikerja Genta Popa lexoi të tretin: “Energjia në Shqipëri më e shtrentë” ku thuhej se jemi vendi i dytë në rajon ku rryma elektrike kushton më shumë se kudo tjetër.

Lajmi i katërt i kushtohej protestës së pedagogëve dhe ultimatumit të tyre për të nisur një grevë urie.

 

Pas kësaj pasuan dy kronika për emigrimin masiv të të rinjve ku theksohej se vendi  ka humbur 37 përqind te qytetarëve të vet më shumë sesa kushdo tjetër në Ballakan.’

Kur edicioni i lajmeve kishte mbërritur në gjysmën e vet, pikërisht në minutën e 15 kamera shkoi në Milot ku kishte ende familje të mbetura pastrehë. 

Gjë e pasakontë në peisazhin tonë mediatik, të dominuar nga politika dhe dirigjuar nga qeveria, kronika me takimin e Edi Ramës u shfaq vetëm në minutën e 20 duke qenë e 9 në radhë.

“Hakerat kanë ende nën kontroll TIMS-in”/ Rama përplaset ashpër me Top Channel

Boll ky enumeracion faktesh për të kuptuar se kursi i televizionit kombëtar ka ndryshuar me 180 gradë me largimin e ish drejtorit Sokol Balla dhe se ai për momentin nuk po shërbën më si servis i rilindjes. 

Në një farë mënyre këtë anomali e ka pranuar vetë edhe Edi Rama , i cili në një Tëitter të para disa ditëve pa e përmendur me emër fshikulloi Top Channel duke e konsideruar si një ekran privat që dezninformon pasi do favore të paligjshme. 

Ende është shpejt të thuhet nëse kjo është thjeshtë një flakë kashte apo një ndryshim radikal i vijës editoriale por deri më tani duket sikur TV kombëtar nuk po tërhiqet ndërsa rama nuk është i predispozuar ta lëshojë atë që ai e quan favorin e radhës.

©Lapsi.al



23 Comments

  1. Jo “Perplasja”, por “Pazari”.

    Tani, i ka keto kapitalizmi.

    Tani nqs. Topi e ka te larte pazarin une i jam te drejte Rames, por nqs. Topi e ka te ulet atehere patjeter Rama duhet te leshoje pe.

    I detyrohet shume Topit.

    1. fakti qe po i perhorcojn keto skandale eshte shume e padrejt dhe po reklamojn nje kauz qe petagoget po lejn pa mesim eshte turp

      1. E drejte urim. Shume e papergjegjshme nga ana e pedagogeve.

        Pedadgoget jane percues te dijes. Ata nuk duhet te punojne per para, por per misionin e vyer qe kane zgjedhur te kalerojne. E per me teper qeveria i paguan.

        Por ata s’ngopen. Kerkojne rritje rroge! Kjo tregon qarte se cfare ata jane ne te vertete.

        1. Bravo Palla e Karit!
          Ti duhet te jesh vete Rama.
          Pedagoget (jo petagoget, sic i quajne patroazhistat e pashkolle) duhet te punojne fare pa para, se e kane mision. Po keshtu edhe mjeket, se edhe ai mision eshte. Por edhe mbrojtja e atdheut apo siguria patjeter qe jane mision, keshtu qe edhe keta te punojne pa para.
          Parate na duhen per chartera, instalacione, shatervane ne fshatra te humbura, sheshe prej betoni ku nuk rri askush dhe paga te majme per bordet, deputetet e gjithe sejmenet e tyre. Pa harruar rruget 20 milion euro km por nuk mbarojne kurre.
          Ja psh, ju patronazhistat me nje sufllaqe, punoni dy turne rresht.

  2. Lapsi eshte tani i vemendshem per lajmet e tch,por te tjere qe e kane ndjekur ne vite nuk tregon ate qe lapsi prej tre ditesh ben shkrime dhe do tna mbushe mendjen qe tch ka qene tv e qeverise,tch nuk do behet asnjehere si tv klan e tvsh ne kohen e salihut te dyte ku dhe kur shurronte salihu ne Gjeneve keta tv benin lajm,miliona $ka marre sandri e drejtoret e tvsh ne ate kohe,tch nuk behet asnjehere Syri zenit e metaj,as ora tv,as 24,prandaj shkulLlaku lodhet kot me tch,por te shohe financimet ruse serbe qe merr

  3. Paloka për protestën: Rama të rrijë në zyrë si burrë, si Berisha më 21 janar (që vrau 4 vetë)plagosi 36 te tjere shoqeroje duke i terhequr zvarre neper rruge 437 qytetare

  4. Hahahahahhahahah cfare teatri! Fiks si LUFTA e Ben Blushit me Ben Ramen para do vitesh ne Teatro-Parlament!

  5. Hahahaha,i mbytur ne mutin e Berishes,fiks si marrveshja e Sales me Ilir Metajn,tragjekomedia me e bukur postkomuniste me martesa dhe ndarje sipas interesit…

  6. Partia Demokratike nuk e pranon këtë përdhunim që kjo familje po përpiqet t’i bëjë historisë së saj dhe kërkon që Sali Berisha të mos ketë punë me të ardhmen e kësaj partie.

    Vetëm për kaq ky njeri kërcënon me vrasje, me vdekje, me kryengritje, me “vrima” ku do fshihen njerëzit më 12 nëntor prej tij.

  7. Top qenefi tani do nise bbvip2 dhe fillon operacioni gjobvenia po karin keni per te mare , si ini mesuar ju me perpara duke i marre leke edhe biznesit me te vogel nga fiks fare .

  8. Si kanali me gjobvenes top kanali duhet te kishte ikur per lesh me kohe , jo vetem per kete arsye , por se po degjeneron popullaten me emisione si perthithen , aventurieret dhe ate kepin e karit qe po behen nje shembull vk per rinine shqiptare.

  9. Me cilën logo do garojnë në zgjedhjet vendore? Paloka konfirmon “strehimin” te Meta: Çështje e zgjidhur, gjithmonë kemi bërë koalicion,o shpellkare e cecene mire ne nuk doni te na besoni por lexoni cfare thote Paloka benjamini i salih metaj,as kete nuk e besoni

    1. Rendesi ka qe patronazhistet ti cojne motrat arben arixhi hajmutit.
      Rendesi ka sekti i bythqirve.
      Rendesi ka qe muti te jete i fresket.
      Te sheshi te sheshi vaksinen!!!

  10. Po kush ishte ky njeri që dëshmoi kundër jush?

    Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për me arrit në majat më të larta të hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim, duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.

  11. Eshte normale.Koha e tregut.Edhe gruaja burit sja jep po spruri para.Paraja ben biznesin,paraja ben ortakerine.Paraja ben qetesine e kunderta ben sher e shamate.Mos e kruaj me top canal rama ,se po hapi arkivat te gropos te gjalle arrishvarishet qe ke bere.Jemi ne kohe krize rama ska me para nga buxheti ti mbaje te gjithe ata qe paguante,jo vetem mediat,por ka aritur deri aty sa ska te paguaje me as individe te vecante si f. cupin. b.manen,m.zeken,mecen,l.vangjelin,etj qe kane nje muaj qe spo marin rogen nga rama.Kriza e parase ka rrezuar dhe shkaterruar mbreterite e fuqishme jo nje lapanjoz si rama qe rjep te vdekurit,shqiptaret qe jane nje popull qe rojne me te lypur neper bote..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *