• |
ide | kryesore

Reagon Berisha: Nuk i preket flamuri PD-së, opozita nuk mund të pengohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Duke komentuar deklaratën e bërë publike nga grupi Alibeaj-Bardhi, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është treguar i prerë se nuk e prek kush flamurin e PD-së. Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Berisha u shpreh ‘të sigurtë të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq’.

‘Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë, një grup deputetësh, u ftuan, ose erdhën, pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose në përputhje me statutin të krijonin, po të duan fraksionin. Por ata, sa janë nuk e di, por ata nuk duan as statutin as primaret dhe as fraksionin. Të sigurtë të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq. Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme. Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike’, tha gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Sali Berisha



25 Comments

      1. POPULLI MESJETAR PO TE LEXOJE KETE LIBER DO TA KUPTOJE KUSH E SI E "UDHEHEQ" thotë:

        Without Conscience: The Disturbing World of the Psychopaths Among Us
        by Robert D. Hare

    1. Berisha PD e konsideron prone te familjes se tij dhe si tribal qe eshte ne mentalitet kercenon me gjak ata qe mendon se ja cenojne. Primitivitet

  1. Ujku qimen e nderron,por zakonin se harron,prit kur te pesoje “aksident”Alibeja si puna e Olldashit…

  2. Partia Demokratike nuk e pranon këtë përdhunim që kjo familje po përpiqet t’i bëjë historisë së saj dhe kërkon që Sali Berisha të mos ketë punë me të ardhmen e kësaj partie.

    Vetëm për kaq ky njeri kërcënon me vrasje, me vdekje, me kryengritje, me “vrima” ku do fshihen njerëzit më 12 nëntor prej tij.

  3. I bej thirrje alibeajt te mos perdore as helikopter , as makine por te perdore transport urban per ca kohe qe mos ta gjeje gje.

  4. Po kur ben si i fort ky plak i ngordhur.
    Po ty te rrahu lul shal ngjituri.
    Ju shaloj ne dru.
    Sale… ti te rruan bolet.

  5. Me cilën logo do garojnë në zgjedhjet vendore? Paloka konfirmon “strehimin” te Meta: Çështje e zgjidhur, gjithmonë kemi bërë koalicion,o shpellkare e cecene mire ne nuk doni te na besoni por lexoni cfare thote Paloka benjamini i salih metaj,as kete nuk e besoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *