• |
ide | kryesore

Rusia sulmon me raketa në Mykolaiv, raportohet për një viktimë

-Instant, Lajme, Planet



Rusia ka sulmuar me raketa gjatë natës në Mykolaiv, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainasë.

Shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës ka konfirmuar se të paktën një person është vrarë nga një sulm rus në Mykolaiv gjatë natës.

“Më 1 nëntor, në orën 00:02, armiku nisi një sulm me raketa në Mykolaiv. Për pasojë dy zjarre kanë shpërthyer në lagjen Qendrore të qytetit dhe janë shkatërruar objekte banimi private. Zjarrfikësit eliminuan zjarrin në një magazinë me sipërfaqe 50 metra katrorë.

Gjithashtu, zjarrfikësit kanë shuar zjarrin në katin e parë të një pallati banimi pesë katësh me sipërfaqe 50 metra katrorë. Ekipet e shpëtimit nxorrën trupin e një gruaje të vdekur nga nën rrënojat e një prej ndërtesave të banimit njëkatëshe të shkatërruara”, bën me dije ata.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *