• |
ide | kryesore

Shpërndanin lëndë narkotike të ndarë në doza, arrestohen 2 vëllezërit në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy vëllezër kanë rënë në pranga pasi u kapën duke shpërndarë lëndë narkotike. Blutë kanë njoftuar se janë arrestuar shtetasit: D. M., 25 vjeç dhe B. M., 29 vjeç (vëllezër). Policia ka njoftuar gjithashtu se gjatë operacionit janë sekuestruar doza kokaine. Po ashtu është konfiskuar edhe një peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Tabacchino”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6. Shpërndanin doza të lëndës narkotike kokainë, në një tabakino, vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër). Sekuestrohen doza kokaine, një peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disajavore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin “Tabacchino”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D.M., 25 vjeç dhe B. M., 29 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në subjektin “Tabacchino” që administronin dy vëllezërit, në rrugën “Kasem Shima”, dhe gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 40 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, peshore elektronike dhe një përforcues grushti (dorezë metalike).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *