• |
ide | kryesore

“The Sun”: Kemi parë e-mailet sekrete se Putin ka kancer dhe Parkinson

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
the sun



Gazeta britanike “The Sun” raporton se tashmë janë konfirmuar problemet me shëndetin e Presidentit rus Valdimir Putin. Ajo citon disa dokumente të zbuluara së fundmi. Sipas tyre, kreu i Krmlinit ka sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme dhe kancerin e pankreasit. Shëndeti i tiranit rus 70-vjeçar ka qenë prej kohësh burim spekulimesh.

Inteligjenca perëndimore madje sugjeron se ai ka probleme serioze. Thashethemet për shëndetin e presidentit rus kanë qarkulluar prej vitesh. Ai besohet se ndiqet nga një ekip mjekësh që monitorojnë me kujdes shëndetin e tij. Ish-kreu i MI6, Sir Richard Dearlove tha se lideri rus do të dërgohet në një sanatorium dhe ai do të largohet ngapushteti përpara 2023.

Putin u fotografua së fundmi me shenja të shkatuara nga trajtimet në anën e pasme të dorës së tij. Dhe në emailet që The Sun Online thotë se i ka parë dhe që kanë rrjedhur nga një burim i inteligjencës ruse pranë Kremlinit dukej se konfirmohet se Putin është diagnostikuar me Parkinson në fazën e hershme dhe kancer pankreatik.

LEXO EDHE: A është Putin i sëmurë?/ CIA jep versionin e fundit

“Unë mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por ajo tashmë po përparon” – pohoi burimi i brendshëm i shërbimeve ruse të sigurisë në email.

Putin was seen 'in pain' and gripping a table during a televised meeting

“Ky fakt do të mohohet në çdo mënyrë dhe do të fshihet. Putin është trajtuar rregullisht me të gjitha llojet e steroideve të rënda dhe injeksione novatore. Kjo kundër dhimbjeve për të ndaluar përhapjen e kancerit të pankreasit me të cilin u diagnostikua kohët e fundit. Kjo jo vetëm që shkakton shumë dhimbje, por Putin ka një fryrje të fytyrës dhe efekte të tjera anësore – duke përfshirë edhe humbje të kujtesës.

Ashen-faced Vladimir Putin is said to be unwell with Parkinson's disease

Në rrethin e tij të ngushtë, ka zëra se përveç kancerit të pankreasit, i cili gradualisht po përhapet, Putin ka edhe kancer të prostatës” – thuhet në këtë email. Zyrtarët e Kremlinit gjithmonë kanë mohuar sëmundjet për udhëheqësin e tyre. Putin ka kohë që krenohet me imazhin e tij prej “të forti”. Ndryshimi i tij dramatik gjatë viteve të fundit ka nxitur spekulime se ai mund të vuante nga një sëmundje e rëndë fizike.

LEXO EDHE: Analiza në BBC/ Ç’ka ndërmend të bëjë Vladimir Putin

Daljet e tij publike gjatë luftës në Ukrainë e kanë treguar atë të marrë frymë me vështirësi, ngatërrohet me fjalët e tij ose lodhet shpejt. Në fillim të këtij muaji, Putini dukej se kishte dhimbje gjatë një parade në Sheshin e Kuq të Moskës ku po festohej shkelja e ligjit ndërkombëtar për aneksimin e 4 rajoneve të Ukrainës.

Autokrati kishte një vështrim maniak dhe një fytyrë të skuqur. Analisti politik Valery Solovey pohon se Putini vuan nga një sërë sëmundjesh serioze. Solovey tha se shëndeti i tij “po përkeqësohet… në mënyrë dramatike”. Ai sugjeroi se kushtet mjekësore të tiranit kanë ndikuar në gjykimin e tij për luftën. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. KENI KAQ KOHE QE JEPNI LAJME TE TILLA FAKE NDERSA AI VAZHDON TALL TRAPIN ME JU. NUK FITOHEN ME LUFTERAT ME PROPAGANDE BOSHE DHE MASHTRIME.

    1. te gjithe ata qe flasin kunder Anglise dhe USA e gjithe aleateve tane jane me Ruset dhe me Serbet, pra kunder Shqiperise!

  2. Ore kur o e beje paraden e fitores ne kremlin Zelenski se ukraina fitoi?
    Do veje edi rama mo? Po sala do veje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *