• |
ide | kryesore

Twitter tmerrohet nga cicërimat e Ramës për çarterin

-Instant, Arkiva, Kryesore



Që kur hakerat e dyshuar iranianë bënë publike të dhënat e sistemit TIMS të kryeministrit, që dëshmonin për plot 137 udhëtimet e Edi Ramës me avion personal, ky i fundit nuk po gjen qetësi. Me një ritëm kompulsiv ai nuk lë miting elektoral pa sharë, ofenduar apo shfryrë mbi këdo që merret me këtë temë.

Lapsi.al i ka bërë një shikim komunikimit të kryeministrit përmes postimeve në Twitter, që nga data 27 tetor e deri në 1 nëntor. Reagimet e Ramës janë të paimagjinueshme. Fjalori i tij tejkalon çdo limit. Dhe nga që edhe vetë e kupton se nuk bind, reagimet shtohen e ai vazhdon të cicërojë në Twitter. Ndonjë postim e fshin pasi nuk i pëlqen dhe pastaj rishkruan një të ri.

Andi Bushati:Nga çarteri të duken të gjithë shpifarakë

Pikërisht për të sqaruar këdo që di të lexojë, Lapsi.al po i boton të gjitha komunikimet e Ramës, mbi këtë temë ku raporti mes epiteteve dhe dhënies së llogarisë dhe informacionit është 1 me 100. Me bold kemi theksuar të gjithë zhargonin vulgar që ka përdorur. Po kur vjen puna për t’u informuar, në këtë logore dufmash është e vështirë të ndriçohesh.

Rama thotë se ka bërë një kontratë promocionale me orë fluturimi me Air Albania, po nuk tregon asnjë faqe të kësaj kontrate me detajime për çdo udhëtim. Jep një shifër për koston mesatare të udhëtimeve që i kushtokërkan  64.972 lekë të reja (sa gjysma e Berishës thotë ai), por për këtë nuk paraqet asnjë provë, sikur këto numra të ishin noterizuar nga vetë zoti.

Kundërshton shifrën prej 22 milionë euro (që mund të jetë e ekzagjeruar), por nuk tregon një total të shumës së çarterave që ka përdorur. Flet për reklamën që i bën “Ismailit”, po bën sikur harron që duhet të japë llogari edhe për ato udhëtime speciale me kompani të tjera, përpara se të ekzistonte kjo kontratë.

Çoroditja e shifrave për udhëtimet charter të Edi Ramës

Duket hapur se konceptet që e tërbojnë më shumë kryeministrin janë transparenca dhe llogaridhënia. Nuk i jap llogari shpifësve thotë (“të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë”), duke bërë sikur nuk kupton se të dhënat kanë dalë nga sistemi i tij TIMS, që dyshohet se e kanë hakeruar iranianët.

Pikërisht për të kuptuar më mirë të gjitha ato që ai fsheh, Lapsi.al po boton Twitter-at e mbushur me ofendime që dëshmojnë se sharjet marrin peshë atëhere kur mungon argumenti.

©Lapsi.al

 

Twitter i dates 27 tetor

Sikur udhëtimet e mia të punës t’u kushtonin shqiptarëve sa llogaritë që bëjnë nongratat, spiunët dhe topat e mediave të baltës, unë do të isha thjesht njëri prej tyre, po nuk kam asgjë të përbashkët me ta që më ngatërrojnë me veten dhe me charter-at e tyre!

Avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë!

Sot nuk kam ndërmend të risqaroj të njëjtën akuzë, për të cilën kush dëshiron mund t’i referohet sqarimeve të mëparshme, ndërkohë që qeveria iraniane dhe opozitarianianët shqiptarë e këndojnë atë njëzëri! Çfarë neverie!

 

Twitter i dates 28 tetor

Shpifja monumentale e miliona € tregon jo veç degjenerimin e rublaxhinjve të opozitës e gjobaxhinjve të ekraneve, po dhe përçmimin e tyre për shqiptarët: Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë

2010 251.365Lek të reja /2021  64.972Lek të reja

Twitter i dates 28 tetor ora 15 32

Pastrues parash dhe evazorë të mëdhenj fiskalë janë denoncuar prej kohësh në prokurorinë e TR nga administrata tatimore! Ndërkohë që prokuroria fle mbi dosje këta prodhojnë e amplifikojnë tërë ditën kundër qeverisë lajme të rreme, akuza të mëdha, muhabete të dehurish nga urrejtja!

Twitter që nuk gjendet më

Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër!

Twitter i dates 30 tetor ora 14 15

“700 mijë shqiptarë kanë ikur 12 vitet e fundit”•“7 punonjës në ditë ikin nga policia”•”Tre vite pas tërmetit s’kanë shtëpi”.Këta janë tituj lajmesh të rreme në ekrane private kombëtare që kanë një mision: Dizinformim e nxitje kundër qeverisë!Arsyeja? Duan favore të paligjshme!

Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje!
#DavaRublash

Twitter i dates 31 tetor ora 14 59

Njerëz me bisht në vend të gjuhës që tallen me Shqipërinë e shqiptarët, mjeranë në shërbim të Rublave ruse! Vazhdojnë me 22 milionë € për fluturimet e kryeministrit, ndërkohë që udhëtimet e mia kanë kushtuar më pak se gjysma e fluturimeve të Nongratës! #MeFakteJoMeRubla

Twiter i dates 1 nentor që në pikë të mëngjesit 

I Zot të qash a të qeshësh, vetëm këtu bën vaki të të dyndin me shpifje dhe të të thonë bëj transparencë! Po si bëhet kjo transparenca kur u tregon shifrat dhe bëjnë sikur nuk kuptojnë?! Po kur thonë pse i bën reklamë Shqipërisë? Po kujt t’i bëj, kanaleve, portaleve apo rublave?!

Jemi pyetur shumë herë këto vite për avionin ALBANIA dhe i kemi dhënë informacionet, po tani u bashkuan hakerat iranianë dhe grupi Rubla Çorba, kështu që u ngrit tymi lart se helbete, duhet hedhur sa më shumë blozë, “S’ka asnjë faj Putini, çohu o popull se duhet rrëzuar regjimi!”

Lëre pastaj kur thonë me charter udhëtojnë vetëm sheikët e diktatorët, ndërkohë që tërë qeveritë e rajonit, se Europës po e po, kanë avionët e tyre përjashto Shqipërinë e Kosovën! Ne s’e blejmë dot,me qera s’e marrim dot,ndaj kemi blerë orë fluturimi me marrëveshje promocionale!

Po ku është hilja thonë se s’ka mundësi?! Ka si s’ka! Hilja është ashiqare fare tek përpjekja non stop për ta helmuar, çoroditur, nxitur për sherr e për konflikt këtë popull me shpifje sa më të përbindshme, nisur nga gjysëm të vërteta që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha!

 



18 Comments

  1. E pse duhet ta formoj opinionin nga tweeti une????? Une e kam KM ketu e kam votu, e di qe mendon per shqiptaret. Po mos ta doja sdo e votoja. Po na plasi se qenka nxef tweeti. Do i themi rames kujdes facebukun tani.

      1. Qe jane me bisht, nuk diskutohet….por e kane bishtin aty ku ketij i mungon….. perpara….Ky hajdut ka vetem bishtin prapa!Ok?

  2. Sa here qe palloshi e kupton se me veprimet e tija eshte per burg fillon e ofendon dhe mban koncerte recitale te pafundme . Largimi dhe burgosja e tij duhet te vije sa me shpejt . Kjo e çarterave eshte nje çemnduri , inceneratori ishte pangopesi , dmth nje i çmendur i pangopur .

  3. Ciceron sepse e kupton qe eshte kap me kar ne bythe .Jo nje here por dy here mat . Mire abuzimi por justifikimi eshte akoma me shume i denueshem se abuzimi . Ketij ne qeli duhet me i dhene edhe akullore(gojore) edhe çokollat(zezak me 38cm) qe tja shqyej edhe gojen edhe bythen qe me te dyja vetem dhjete .

  4. Ky esht psikopat hajdut i babzitur pp ky bythqira fikut eshte akoma e me i keq. Lutem zotit te mos biem ne duart e bythqires.

  5. Goja llap e sh pina dap Goja llap e shpina dap !!Gorja e Surrelt qe LEF dhe vetem LEF duhet tie Shdapllohet mire per te gjitha Poshtersite qe i ka bere Popullit bashke me Skuthen e Surrelit 👹💩👹💩

  6. Ciceron twiteri sepse palloshi kerkon te justifikoje mutin qe i ka vajt deri ne fyt .
    Revolucioni duhet me patjeter

  7. Me Tweet-rin na mbushi mendjen. Duhet te publikoje faturat, meqenese qenka marreveshja “promocionale” me Air Albania. Sa eshte shpenzuar per nje udhetim me avionin “Albania”? Sa eshte faturuar, sa eshte paguar?
    Ato para jane tonat, kemi paguar ne taksat nje me nje edhe kemi te drejte te dime si shpenzohen. E nese shpenzohen per udhetime pune, bujrum te tregoje faturat. Nuk eshte sekret sheteteror ky muhabet, eshte transparence. Jo posto tweets, si logje Kavaje, terr-terr.

  8. Paloka për protestën: Rama të rrijë në zyrë si burrë, si Berisha më 21 janar (që vrau 4 vetë)plagosi 36 te tjere shoqeroje duke i terhequr zvarre neper rruge 437 qytetare

  9. Qe Rama do rrije edhe 10 vjet te tjera ,as qe diskutohet.
    Sa kohe ky popull harron shpejt aq kohe do rrije ne fuqi Rama ose kryeplaku Mere apo daja me dy maja.
    Kur thote daja me $ qe i kam cu kalamajte ne angli por do kthehen me parate e pallatit-cfare lirie do sjelli ky kacak.
    Pirati behet Pape ne shqiperi dhe ne Vatican,

  10. Sa here ka udhetuar avionin e ka mbushur ME JENIN KINES LIRAT TURKE DOLLARE NGA PUNET E PISTA E TE TJERA ! TE KONTROLLOHET BANKA E LINDES SE AJO ESHTE KRYESORJA E FSHEHUR !! IDIOTI I MBLEDH AJO I NUMURON!!! thotë:

    Sa i ka kushtuar fluturimi ne kine qe e solli te mbushur me Jenin Kinez?Ne banken e Lindes i kane depozituar mafiozet e Surrelit! Qendrimi mbi nje jave Karburanti qeraja hotelet e te tjeraaaaaaaaa o hale muti te duken pak?

  11. Thuhet me humor : “je shkodran e tana i ban” pë një të vërtetë se shkodranët shquhen si njerëz të humorit të hollë , por edhe për kulturën e vjetër qytetare.
    Edhe palloshi , shitet se është “burri më i zoti” që ka parë Shqipëria, pra i aftë për ti bërë “të tana”.
    Po a ka më humor vulgar e banal prej një rrugaçi garrip “Tirone” sesa “humori” ordiner i palloshit ?
    E shet veten si aktor “gjenial” e mjeshtër i llafollogjisë e llafos me orë të tëra duke lëvizur trup, këmbë e deri kokërdhokët e syve si një i çmendur, e kruan kokën para çdo gënjeshtre të trashë, apo ofendimi të të gjithëve, e i duket vetja si gjeniu Ciceron i antikitetit.
    Ka me qindra filma dokumentarë që qarkullojnë në gjithë botën, ku të tilla “fjalime” prej psikopatësh mbanin Musolini e Hitleri, mjafton të shohësh ngjashmërine e tyre me gjestikulacionet e aktrimet psikopatike primitive të palloshit, për të kuptuar se kush e qeveris Shqipërinë.
    “Kam edhe unë gabimet e mija, por më i mirë se unë nuk është askush” ?????????????
    E kemi dëgjuar në këtë formë apo ndonjë formë tjetër të shprehë megallomaninë e tij çmëndurake.
    Është shumë afër të vërtetës ama në kahjen e kundërt, jo si “më i miri”, por si shqiptari më negativ në historinë e politikës shqiptare.
    E shet veten si një kollos “rilindës” që mund të krahasohet vetëm me Ismail Qemalin, duke lenë mjekrën që ti ngjasë atij.
    A mund të imagjinojë kush qe plaku i shquar i kombit, të fliste si një karagjoz çapaçul si dymetroshi ?
    Eliza që ka bindjen se Servantesi ka lindur në Roskovec, me gojën plot e cilëson ate si “Skënderbeu”, e këtë adhuruese të tij , si shpërblim, e ka emëruar si zëvëndësen e tij në parlament.
    Si kryetar të parlamantit mbajti për 4 vite Gramozin, ministrin e fundit të sigurimit të diktaturës enveriste, e sot shitet si luftëtari më i zellshëm kundër spiunëve të sigurimit, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të detyruar me kërcënime e tortura për të spiunuar vëllanë , babain e shokun e ngushtë, e duhen konsideruar si viktimat e atij të mallkuari sigurim .
    Nuk po zgjatem më tej për portretin e palloshit se ka material të bollshën për të për të shkruar me qindra libra demaskuese, shumë më tepër sesa për Enverin.
    Enveri ishte një diktator kriminal komunist, që së paku mbështetej në ideollogjinë e mbrapshtë të “diktaturës së proletariatit” , por në publik muk bënte karagjozllëqe si palloshi të cilit i mungojnë në kokën e shogët qelizat e mendimit normal.
    Tek Rama , çdo gjë është anormale, që nga gjatësia që të kujton kashtën e misrit pa kallij, e deri tek zhargoni i tij prej alabaku të rrugës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *