• |
ide | kryesore

Video/ Pas Libertadores do Botërorin e Klubeve, Vidal provokon Real Madrid: “Do t’ju shkepim by*hën”

-Instant, Sport, Video
Vidal



Arturo Vidal është pa frena pas fitores në Copa Libertadores me fanellën e Flamengos. Gjatë festës me tifozët, mesfushori kilian ka marrë mikrofonin dhe ka bërtitur: “Real Madrid, ne do t’ju shkepim by*hën”. Një provokim i hapur për skuadrën spanjolle. Sigurisht që provokimi ndaj Blancos ka një kuptim. Real si mbajtëse e trofeut të Champions League do të luajë në Kupën e Botës për Klube 2023, pikërisht së bashku me klubin kuqezi.

Vidal, i cili iu bashkua Flamengos në verë pas largimit nga Inter, është gjithashtu një ish-lojtar i Barcelonës. Kjo deklaratë që do të shkaktojë polemika dëshmon se kiliani nuk i ka harruar ngjyrat Blaugrana. Për 35-vjeçarin do të jetë si një El Clasico i vogël, gjithnjë duke e marrë të mirëqenë se Botërori për Klube do të luhet.

Lexo më tej: Gabigol vendos Libertadores, Paranaense dorëzohet me 10 lojtarë: trofeu i tretë për Flamengo në finalen braziliane

Për momentin, në fakt, nuk është planifikuar në kalendar. Në vitin 2021 duhet të kishte nisur formati i ri me 24 ekipe të ndara në tetë grupe me nga tre. Pandemia anuloi debutimin e trofeut. E për këtë arsye në shkurt 2022 u organizua versioni klasik i Kupës së Botës për Klube, me Chelsean fitues. Për edicionin 2023 nuk ka asnjë lajm të sigurt. Me Kupën e Botës në dhjetor, në shkurt-mars nuk do të ketë data për të luajtur me formatin tradicional. Ndërsa FIFA, e kontaktuar së fundmi nga Neë York Times për prezantimin e formatit me 24 skuadra, ka thënë në mënyrë lakonike: “Nuk ka asnjë të dhënë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *