• |
ide | kryesore

Video/ Atletico Madrid jashtë Europës: Porto rrëmben vendin e parë, Brugge reziston në Leverkusen

-Instant, F1, Sport, Video
Atletico Madrid



Vazhdon momenti i krizës së Atletico Madrid. Simeone dhe të tijtë e mbyllin grupin B në Champions League në vendin e fundit. Kështu, Colchoneros përfundojnë jashtë të gjitha kompeticioneve europiane. Fatale humbja 2-1 përballë Porto, në shtëpi, me portugezët që shkojnë në 1/8 si vendi i parë. Pas tyre renditet Brugge. Belgët barazojnë 0-0 ndaj Bayer Leverkusen. Pika i mjafton gjermanëve të fitojnë vendin në Europa League. Vendimtar avantazhi në përballjet direkte me Atletico.

GRUPI B

Atletico Madrid është jashtë të gjitha garave evropiane. Skuadra e Simones shembet 2-1 në Porto dhe përfundon e fundit në renditje. Portugezët marrin kualifikimin si vendi i parë në renditje. Nisje shokuese për Atletico në Oporto, menjëherë nën dy gola pas vetëm 24 minutash. Taremi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 5-të, ndërsa dyfishoi Eustaquio. Skuadra e Conceicao ishte padrone e fushës, por Oblak e mbajti gjallë ekipin e tij. Griezmann shkurtoi diferencën në mesin e pjesës së dytë, por goli u anulua për shkak të një faulli të De Paul gjatë aksionit. Shpresat e Colchoneros u shuan pikërisht këtu. Pak sekonda nga minuta e 90′, autogoli i Marcanos shkurtoi distancën, por pa asnjë dëm për Porto.

Lexo më tej: Video/ Ish-sulmuesi i Atletico Madrid ndalon Simeonen të ndjekë kreun: Falcao i barazon me penallti në shtesë

Bayer Leverkusen shkon në Europa League dhe mjaftoi 0-0 me Brugge për t’ia dalë. Belgët i gëzohen vendit të dytë. Në Leverkusen, u zhvillua një lojë e ngadaltë. Një shkëndijë e belgëve në fillimin e pjesës së dytë me traversën e Buchanan nuk zgjidhi ndeshjen. Shick u përgjigj por Mignolet u tregua i aftë të largonte rrezikun. Gjermanët e mbyllin të tretët falë avantazhit në përplasjet direkte me Atletico. Brugge duhet të kënaqet me vendin e dytë, edhe pse kryesoi gjatë renditjen. Humbja me Porton dhe ndalesa në Leverkusen lejuan parakalimin e portugezëve. Megjithatë, kualifikimi në 1/8 është një sukses i vërtetë për belgët



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *