• |
ide | kryesore

“21 pyetjet që SPAK duhet të ngrejë për fluturimet charter të Ramës”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ramës



Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka publikuar sot 21 pyetje, sipas tij asgjësuese, ku SPAK duhet të hetojë për skandalin e 137 çarterave të Edi Ramës.

Vasili pyet se në ç’mënyrë avioni charter me konfigurim VIP, u bë pjesë e qeverisë shqiptare në shkurt të vitit 2020? Pasi nga prilli i vitit 2005 ai ka qenë pjesë e qeverisë turke.

Mes të tjerash ai shkruan se cilat janë faturat mes qeverisë shqiptare apo Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe kompanisë “Air Albania” për çdo fluturim, që ka kryer charteri “Ismail” për llogari të kryeministrit shqiptar?

Pyetjet:

1 – Në ç’mënyrë avioni charter “TC-ANA, Airbus A319-100 ACJ”, me konfigurim VIP, u bë pjesë e qeverisë shqiptare në shkurt të vitit 2020 pasi nga prilli i vitit 2005 ai ka qenë pjesë e qeverisë turke?
2- Cili është dokumentacioni se si kaloi ky avion në përdorim të kryeministrit është thelbësor për hetimin?
3-  A është dhuratë e qeverisë së Rexhep Taip Erdogan dhe nëse i është falur cila ka qenë procedura?
4-  Nëse është blerë, a është blerë nga qeveria shqiptare apo nga “Air Albania”?
5-  Nëse është pjesë e flotës së “Air Albania”, cila është kontrata që ka qeveria shqiptare apo institucionet në vartësi të saj dhe me kompaninë ku ajo është aksionere?
6-  Cilat janë faturat mes qeverisë shqiptare apo Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe kompanisë “Air Albania” për çdo fluturim, që ka kryer charteri “Ismail” për llogari të kryeministrit shqiptar?
7- Perse bilancet e kompanisë nuk jane dorezuar? Dhe perse nuk hetohen arsyet se përse ato nuk jane publikuar ato në QKB?
8- Duhen hetuar edhe përse “Air Albania” nuk i ka deklaruar ende pronarët përfitues, në shkelje të ligjit.
9- Perse nuk publikohen të dhënat për destiancionet e këtij avioni dhe të personave që kanë udhëtuar në prenotimet e charterit “Ismail” nga kryeministri Rama?
10- Sa jane taksat aeroportuale? Nese jane paguar ndaj kompanisë koncesionare “Kastrati Group” të aeroportit Nënë Tereza, në Rinas për avionin charter “Ismail”?

Lexo më tej: Charteri, çarku ku ka ngecur Rama 

11- Sa jane faturat e tjera për shërbimet dhe serviset e këtij avioni në aeroporte të tjera jashtë vendit?
12- Çfarë udhëtimesh janë paguar nga fondi i kryeministrisë? Dhe a janë përfshirë në këtë fond udhëtimet me charterin “Ismail”?
13 Cili është akti zyrtar qe përcakton nevojën specifike te përdorimit të këtij avioni çarter?
14- Cili ka qene shkaku zyrtar qe Rama e ka përdorur charterin edhe për të shkuar në Kosovë për kafe? Kur mund të përdorte fare mirë rrugët tokësore, duke kursyer mijëra euro.
15- Rama e ka përdorur charterin “Ismail” edhe për të shoqëruar nga Brukseli në Shkup kryeministrin e Maqedonisë së Veriut. Në këtë rast, kush i ka paguar kostot e fluturimit në Shkup?
16- Cilat jane fluturimet e tjera, që ka bërë Rama jashtë Rinasit nga Brukseli në Hagë, Londër etj, të cilat nuk regjistrohen në TIMS-in tonë?
17- Nëse ai i ka marrë fluturime me klering nga kompania “Air Albania” do të duhet të japë një sërë shpjegimesh?
18- A ka ai apo qeveria një kontratë me “Air Albania” për t’i bërë promocione?
19- Nëse ka, në ç’mënyrë e kanë promovuar qeveria dhe kryeministri një kompani private?
20- A i lejohet një kryeministri të marrë pagesa për promocione të kompanive private?
21- Si është e mundur që kryeministri qenka i punësuar edhe privatisht nëpërmjet kompanive të marketingut? Përderisa ai është zgjedhur për të ushtruar një detyrë specifike në majë të ekzekutivit?

Lexo më tej: Ironia e Lubonjës: Rama me charter si Messi dhe Ronaldo 



14 Comments

  1. SPAK-u te merret me hajdutet e kriminelet si Likja Saliu e njerezit e tyre jo me Edin qe udheton per te miren e vendit…lat nam duke folur keq per nje lider te zote sa Edi

    1. 1 se te ka qire mamin
      2 se je nje kurve e deklaruar
      3 bythlepires
      4patronazhist kurve
      …………
      x je kurve e lindur

    1. Mirë i bën pyetjet po kujt ja bën.Aspakut?? Të funksiononte drejtësia me ato që ka bërë e bën ky antishqiptari do ishte ka herët në burg.

  2. Po mire more Lapsaxhinj, perse nuk ben nje denoncim ne SPAK kjo partia e Liries ?
    Perse mbetet vetem ne nivelin e deklaratave politike ?
    Apo atyre ju intereson vetem zhurma qe do bejne ne publik keto ‘ pyetjet’ ( qe per mua disa prej tyre e kane pergjigjen brenda vetes) . Ta haje kush ta haje.
    Keshtu do ta rrezoni Ramen.
    Tek e fundit , Edhe nese ai avjon i ka kaluar Qeverise, gje per te cilen jane bere mbi 4 pyetje, cfare te keqe ka te kete qeveria jone nje avjon te sajin, edhe sikur dhurate te jete nga Erdogani.

  3. PO spaku ka kaq shume kohe qe po le t lire ate berishen dhe meten te cilet kane vjedh pafund popullin shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *