• |
ide | kryesore

3 orë mbledhje/ Alibeaj: Në zgjedhje me kandidatët tanë

Arkiva, Lajme, Të fundit
alibeaj



Pas 3 orësh diskutime me Kryesinë, ku të pranishëm ishin përkrahës të tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj doli në një prononcim për mediat.

“Mbledhja sot, 3 orë dhe nuk mjaftonin. Kishte kohë që nuk ishte mbledhur kryesia. Ishte mbledhje informuese për qëndrimin e grupit parlamentar. Kryesia mbështeti unanimisht qëndrimet e Grupit Parlamentar gjatë kësaj kohe. Kryesia e mbështeti dhe tashmë do vijohet me organizmin e zgjedhjeve. Të premten një do të ketë një tjetër mbledhje kryesie, për ecjen para në zgjedhjet lokale.

Kam qenë i pari që kam mbështetur atë që bënë burrat e mençur të Mirditës. Qëndrimi i grupit i mbështetur nga Kryesia mori frymëzimin nga qëndrimi i përfaqësuesve në Mirditë.

Kemi qenë e jemi për një kandidat fitues, të demokratëve të bazës. Duhet të shkojmë në zgjedhjet lokale për të fituar. Nuk duhet lejuar të ndikohen nga ndasia lart. Grupi, Kryesia dhe Kolegji i kryetarëve, zgjidhje të tilla të mençura” – tha Alibeaj

“Në zgjedhjet lokale do të shkojmë për të fituar, nuk do të lejojmë që demokratët të turbullohen nga ndarja. Ajo që unë them është gjëja më e mirë. Ne kemi mbajtur një qëndrim të thjeshtë në mënyrë që të mos përsëritet ajo që ndodhi. Kemi gjithmonë të artikuluar për të dalë me një kandidat fitues.

E përsëris, fitues. Për të qenë fitues, ne duhet të gjejmë kandidatë që të jenë shëmbëlltyrë e publikut edhe atyre që nuk votuan më 6 mars. Kjo nuk bëhet në mënyrë të njëanshme. Zoti Bardhi e bëri dhe publik qëndrimin, 50% e pikëve nga Primaret, 50 nga sondazhet, me një këshill unanimi.

Ky ishte propozimi ynë, një mekanizëm që i kënaq të gjithë. Nëse synimi do të ishte fitorja do të kishim rënë dakord, por nëse është synimi, hajde ti më njih mua, kjo nuk shkon. Ne duhet tu shërbejmë demokratëve, tu japim atyre komoditetin të zgjedhin një kandidat. Kjo është një arsye e madhe për të kaluar çdo lloj ndasie. Ky është qëndrimi më i mirë i mundshëm” – tha Alibeaj.  ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Dështojnë negociatat, opozita e përçarë drejt 14 Majit

Alibeaj apo Berisha/ KQZ sqaron cilat parti mund të hyjnë në zgjedhje

Reagon Berisha: Nuk i preket flamuri PD-së, opozita nuk mund të pengohet

Dy deputetë të rinj i bashkohen për herë të parë Berishës (FOTO)



21 Comments

      1. Fjalet e Alibeajt, i artikulonte ne nje studio televizive edhe Dritan Ylli Hila. E çuditshme se si koordinonin me njeri-tjetrin pa patur asnje lidhje. Njeri “i djathte” i thekur dhe tjetri sahanlepires i km. Gjithsesi, Alibeaj me kete rast behet kryetar partie dhe ka nje elektorat te jashtezakonshem. Partia e tij, mundet te fitoje zgjedhjet edhe ne Liechtestein, natyrisht nese ne qytet-shtetin prej 28 mije banoresh, do konkuronin nja 10 parti…

    1. Hamza Kastrioti mbahet mënd edhe tani pas afro 6 shekujsh për tradhëtinë e tij ndaj arbërisë.
      Ky fat ju pret edhe juve(alibasha,alibardhi,alibeu).
      Gjynah , n.q.s. keni familjarë, do u lini nam të keq në shekuj.

  1. Realisht i urrej Meten e Berishen sa s’ka ku te shkoje me. Megjithate, mendoj se as vete Alibeaj nuk beson se kane qofte edhe shansin me te vogel per te fituar. Sikurse “opozita” e vertete deri ne zgjedhjet e shkuara, ashtu edhe keta do dalin jashte parlamentit me zgjedhjet e ardhshme.

    Me e mira qe mund te bejne eshte te hapin rruge e te bashkojne votat me PD-ne e “primareve”, se perndryshe s’kane asnje shans.

  2. E ke gabim o Zaloshnje, do dalin te tretet, pra do marrin medaljet e bronzit. Natyrisht aty ku do kete tre kandidate se po te kete me shume eshte problem tjeter. Shkurt, numeroijin gishtat e dores dhe te tretet do jene kandidatet e Alibeajt

    1. Edhe pse nuk gjendet në terminologjinë e një partie të djathë, komisarët e dritës të grupimit heroik të Sali Berishës kanë gjetur strehë tek “baza”. Për gjithçka që mund të diskutosh apo të analizosh me ta, të tregojnë “bazën”. Nëse u flet për parime, të përplasin surratit perimet “e bazës”. Nëse u flet për ligjshmëri apo gjykatë, ta kthejnë sandraç se nuk ka ligj që prevalon mbi “bazën”.

  3. Pa merak se s’pyet Foltorja per X vota te humbura aty, Y te gerryera atje, Z te votuara pa dashje se ngaterruan siglen…

    Gjona te vogla…

  4. Mos u tallni me moshen adoleshente/ keto jane e ardhmja… e keni pare me rroba te ngushta kete kaqolin si wshtw fryre…
    Mjerim pa fund… lerini emrat… por fenomeni… duhet dy nga e djathta per numrin e votes ne parlare… / dy kthehen majtas… duhen me shume aq kthehen apo, anasjelltas… çe pyet vllai… e kemi share kot jenisherin… etj pafund… nese edhe kete radhe do tallen si nga hera (32 vjet u bane nga 90), hallall… ngrofu/ ftofu… ngjala/ peshku…
    keto kane… lene se po e lej… me kaq… njesoj eshte… kush nuk i din… vetem Ai qe eshte i shitur mund tw anwsojw diku….
    🤗

  5. Eshte mire qe medyshja e deputeteve te PD mori kete drejtim. Moralisht askush nuk duhej te ishte me Berishen i akuzuar si hajdut e perkrahes i tyre. Duhet dikush ti thote gjerat si jane e te mare pergjegjesite e veta. Suksese

  6. Garat e Ramës janë kta,tradhëtarët e demokratëve ,shkuan në parlament me votat e demokratëve dhe tani i sherbejnë Ramës dhe Veliajt,turpi ju mbuloftë ju dhe familjareve tuaj,haram i paçi gjithë ato lekë që merrni si deputet edhe tre vjet pasi të mbarojnë mandatin e deputetit ,jau bëftë zoti ilaçe për trupin tuaj se janë votat e demokratëve të thjeshtë që janë pa punë dhe kanë votuar që të shkoni në parlament ju,tani ju sherbejini Ramës se për atë po dilni vetëm në zgjedhje që të prishni punë sa të munedni kandidatëve të PD. Haram i paçi gjithë ato favore që i fituar me votat e demokratëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *