• |
ide | kryesore

Babai i infermieres kërkon ndjesë publike: Të veprojë drejtësia

Arkiva, Lajme, Të fundit
babai



Babai i infermieres që e sulmoi fizikisht të moshuarën në Pejë, Naim Pelaj, ka kërkuar falje publike për veprimin e së bijës. Në një reagim për Klan Kosova, ai thotë se pamjet e publikuara e kanë goditur rëndë atë dhe familjen.

Ai ka deklaruar se ndaj vajzës së tij duhet të veprojë drejtësia. Babai theksoi se ndaj kësaj familjeje janë borxhlinj për dhimbjen e shkaktuar nga vajza e tyre.

“E dashura familje e nënës së dëshmorit të lirisë, Taulant Nura, që falë gjakut të tij ne sot e gëzojmë lirinë, duam të ndajmë dhimbjen me ju dhe ndjejmë me ju nga thellësia e shpirtit tonë për lëndimin qe ju ka shkaktuar vajza jonë.

E di që po kaloni momente të rënda, por na lejoni që t’ju kërkojmë falje publike në emër të familjes sime Pelaj, nga Novosella e Pejës, juve familja Nura dhe mbarë popullit shqiptar. Dashtë Zoti që ky rast të mos përsëritet më dhe ju jemi borxhli moralisht dhe shpirtërisht gjithë jetën juve, familjes Nura nga Gjakova, për tragjedinë shpirtërore që ju shkaktoi vajza jonë.

Gjithashtu, në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat, për të cilat e ngarkojnë”, – ka thënë Pelaj.



6 Comments

  1. [“Gjithashtu, në rastin e vajzës sonë, kërkojmë nga organet e rendit që të veprojnë sipas ligjeve të Republikës së Kosovës për veprat, për të cilat e ngarkojnë”, – ka thënë Pelaj.]

    Po! Kështu flitet.

    1. Zoteri i vertet,bravo ,ka pak njerez te mire do thoshte dikush,por ama ka dhe ky zoteria eshte nje prej tyre,

  2. Respekt per kete prind qe me ndjeshmeri, me pergjegjesi dhe me guxim kerkon falje publike dhe

    nga ana tjeter kerkon denimin e se bijes per nje sjellje antihumane dhe te shemtuar te se bijes

    por qe sidoqofte nuk i shkaktoi te demtuares as dhimbje afatgjata, as totrura, as e gjymtoi apo e

    coi drejt vdekjes. Kurse Partia Socialiste nuk denjoi as te belbezoi ndonje falje per mijera e mijera

    viktima te pafajshme qe regjmi komunist i torturoi i burgosi dhe i vrau pa meshire , shume prej te cileve

    nuk u dihet as varri. Jo vetem kaq por promovoi dhe ngriti ne postet me te rendesishme shteterore

    xhelatet e komunizmit dhe pinjollet e atyre familjeve kriminale. Eshte ky karshillek qe PS i ka bere

    e po i ben shoqesise shqiptare qe edhe sot pas 77 vjetesh nga perfundimi i luftes se dyte boterore

    shqiptaret jane akoma ne gjendje lufte dhe armiqsie me njeri tjetrin, akoma paguajme pensionistet

    komuniste per krimet qe kane bere dhe demshperblejme simbolikisht viktimat e tyre.

    1. Ndersa PeDja maban si kryetar nje sekretar partije dhe ish spiun i sigurimit shqiptar si Salih Ram Berisha i shpallur non grata nga USA dhe Britania e madhe ,nje kriminel qe ka shkaktuar me mijra viktima ne Shqiperi dhe ka minuar demokracine shqiptare

  3. @i paemer2 07:59
    Dhe pasardhësit e viktimave jo vetëm që si vranë keta kriminelë muti por as nuk i peshtyne në surrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *