• |
ide | kryesore

Del përgjimi, kështu Boiocchi kërcënonte drejtuesit e Inter: “Gjërat do t’i marrim me forcë”

-Instant, Sport
Boiocchi



Në shtëpinë e Inter, çështja Boiocchi dhe ajo që ndodhi në Curva Nord gjatë ndeshjes kundër Sampdorias, vazhdon të diskutohet. Ndërkohë që Prokuroria ka identifikuar një duzinë ultrasish, fajtorë për “shkaktimin e daljes së detyruar” të tifozëve në unazën e dytë të gjelbër, zbulohen përgjime në lidhje me ish-kreun e tifozëve të vrarë mbrëmjen e së shtunës në Milano. “Tani të ndryshojmë taktikë, tani do t’i marrim gjërat me forcë dhe pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë”. Këto janë fjalët që Boiocchi i tha në telefon një drejtuesi të Inter, fajtor se nuk e kishte njoftuar për mbërritjen e Young në aeroport.

Përgjimi u publikua nga Corriere della Sera. Ai është pjesë e hetimit të Prokurorisë Publike të Milanos, në lidhje me katër drejtues. Për ta u hipotezua krimi i konspiracionit, duke supozuar një bashkëpunim me shefat ultras. E gjitha bëhej për bileta me zbritje dhe shitje me rritje cmimi më pas. Hetim më pas i mbyllur, duke i konsideruar vetë drejtuesit si viktima të “sjelljes kërcënuese dhe zhvatëse të kryetifozëve”.

Lexo më tej: “O dilni jashtë ose ju rrahim”: tifozët zikaltër u detyruan të dilnin nga Curva Nord pas kërcënimeve të ultrasve

I njëjti drejtues protagonist i telefonatës në janar 2020, raportoi se ishte nën presionin psikologjik të Boiocchi. Ai rrëfeu se kishte frikë nga “sjelljet që mund të bënin tifozët. Si thirrjet ofenduese, hedhja e monedhave dhe ndezja e bombave tymuese”, që do të kishin sjellë dëm ekonomik për klubin.

HETIMI

Të ndryshme, por të gjitha të hapura, pistat mbi të cilat hetuesit po studiojnë likuidimin e Vittorio Boiocchi. 69-vjeçari ish-kreu ultras i Inter u vra mbrëmjen e së shtunës në një pritë nën shtëpinë e tij në Milano. E megjithatë, pista kryesore është manovrat e bëra me biletat. Ato që klubi i ka shpërndarë në bllok dhe që Boiocchi i ka shitur me cmim të rritur kur vendet kanë qenë të pakta. Vetë klubi zikaltër mund të ketë qenë viktimë e shantazhit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *