• |
ide | kryesore

Champions/ Dita e gjykimit për Milan, Juve me 11 mungesa kundër ‘autoblindës’ PSG: ja cfarë luhet në ndeshjet e fundit

-Instant, F1, Sport



Champions League do të konfigurojë mbrëmjen e sotme panoramën komplete të 16 më të mirave të Europës. Milan luan me Salzburg kalimin në 1/8 me Chelsea të sigurtë në vendin e parë. Në tre grupet e tjera luhet për një vend në Europa League, me verdiktet pothuaj të vendosura në Champions.

GRUPI E

Situata është e qartë për Chelsea në krye të grupit me 10 pikë. Londinezët do të presin në ndeshjen e fundit Dinamo Zagreb, që mbyll renditjen me 4 pikë. Kroatët ëndërrojnë një vend në Europa League, por duhet të fitojnë në Stamord Bridge dhe të shpresojnë që Milan do të mposhtë Salzburg. Kuqezinjtë kanë 7 pikë, por nuk rrezikojnë Chelsea për vendin e parë, të mundur në dy takimet direkte. Austriakët kanë një pikë më pak dhe me një barazim mund të sigurojnë Europa League, por jo kalimin në 1/8. Në këtë rast fati do ti buzëqeshte Stefano Pioli: “Në fushë për një barazim? Jo, jemi mësuar të sulmojmë, nuk duhet të ndryshojmë mënyrën tonë të të luajturit – shpjegoi tekniku i Milan – Duhet të bëjmë në fushë përfaqësimin më të mirë të mundshëm”.

GRUPI F

Vendi i parë është ende në lojë në ndeshjet e fundit të grupit. Real Madrid nuk duhet të ketë probleme, në shtëpi kundër Celtic të vendit të fundit e jashtë çdo objektivi. Por dy ndeshje pa fitore e kanë vënë në dyshim surpremacinë e merengues. Leipzig kërcënon kreun e Blancos (10), duke qenë vetëm një distancë larg. Gjermanët janë skuadra e vetme që i kanë mundur në këtë edicion të Champions të besuarit e Ancelotti. Skuadra e Red Bull, megjithatë, duhet të ruhet nga Shakhtar Donetsk. Një fitore e ukraisve do t’i barazonte me pikë dhe atëherë do të avanconte më tej Shakhtar, i fortë në 4-1 e debutimit.

Lexo më tej:Video/ Tottenham ia del në fund në grupin më befasues: Liverpool merr revanshin me Napolin, Bayern likuidon Inter

GRUPI G

Gjërat duken të vendosura në këtë grup. Manchester City është i pari dhe nuk rrezikon edhe në rast humbje me Copenhagen (2). Danezët janë të fundit dhe jashtë të gjitha lojërave, edhe në rast triumfi të bujshëm. Fitorja nuk do ta ndihmonte të kalonte Sevilla për një vend në Europa League, për shkak të humbjes 3-0 në ndeshjen direkte. E njëjta situatë është edhe për Citizens, që do të shkojnë në 1/8 si vendi i parë. Skuadra e Guardiolës kryeson me 11 pikë dhe edhe nëse arrihet nga Dortmund, që në ndeshjen tjetër luan kundër Sevilla, ka avantazhin e fitores 2-1 në përplasjen direkte. Gjermanët janë të dytët dhe me 8 pikë nuk rrezikojnë të kalohen nga spanjollët (5), sepse kanë avantazhin e 1-4 së marrë në Pizjuan.

GRUPI H

Luhet për vendin e parë në grup, me PSG e Benfica, me 11 pikë, të thirrur në cështje të fitojnë ndeshjet e fundit. Kampionët e Francës duhet të bëjnë rezultat në Torino kundër Juventus, të eliminuar, por me objektiv kalimin në Europa League. Benfica në ndeshjen tjetër luan në Izrael kundër Maccabi Haifa, që ka 3 pikë sa Juventus. Bardhezinjtë duhet të bëjnë rezultat më të mirë se izraelitët në të kundërt janë jashtë. Por Allegri ka mungesa të pafund për përplasjen me PSG e frikshme. Tekniku ka rikuperuar pjesërisht Angel Di Maria dhe Bremer. Të dy nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen, por vetëm në kampionat. I vetmi i rikuperuar e që do të jetë në fushë është Locatelli. Jashtë edhe McKennie e Iling Jr, që e cojnë në 11 numrin e lojtarëve të padisponueshëm të bardhezinjve. Për Vlahovic do të merret një vendim në minutën e fundit.

Pikërisht mungesat, për teknikun e PSG Galtier janë shkaku i daljes së Juves nga Champions: “Thjesht mendoj se Juventusit i munguan lojtarët në dispozicion. Të nevojshëm, nga i para tek i fundit, për këtë lloj ndeshjesh. Këto janë sfida ku mungesat e Pogba dhe Chiesa janë thelbësore”. Tekniku i parisienëve ndërkohë paralajmëron Benfica se nuk heq dorë nga vendi i parë: “Ka pritshmëri të mëdha këtë vit, në Francë, për PSG-në, por edhe për Europën. Skuadra ka në organikë kampionë të mëdhenj, ka përvojë të madhe. Fatkeqësisht, nuk e kemi fituar kurrë këtë trofe kaq prestigjioz, kaq të vështirë për t’u fituar. E ndonjëherë garat janë të çmendura: gjithçka kthehet përmbys në një çast. PSG mund të jetë afër suksesit, le të shpresojmë që ky të jetë viti i duhur”.

NDESHJET E MBRËMJES

Champions League Group E
21:00 AC Milan – FC Salzburg
21:00 Chelsea – Dinamo Zagreb
Champions League Group F
18:45 Real Madrid – Celtic
18:45 Shakhtar Donetsk – RB Leipzig
Champions League Group G
21:00 FC Copenhagen – Borussia Dortmund
21:00 Manchester City – Sevilla
Champions League Group H
21:00 Juventus – Paris Saint-Germain
21:00 Maccabi Haifa – Benfica



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *