• |
ide | kryesore

Elon Musk konfirmon verifikimin me pagesë në Twitter

-Instant, F1, Stil



Elon Musk ka konfirmuar se verifikimi në Twitter do të kushtojë 8 dollarë  në muaj.

Elon shkoi në Twitter të martën për të  shpjeguar se si do të funksiononte.”Personat e verifikuar do të kenë përparësi në përgjigje, përmendje dhe kërkim. Kjo gjë është thelbësore për të mposhtur spam-in/mashtrimin. Do kenë mundësinë të postojnë  video dhe audio të gjata. “Kjo do t’i japë Twitter një rrjedhë të ardhurash për të shpërblyer krijuesit e përmbajtjes,” shtoi miliarderi.

Musk kishte lënë të kuptohet më herët për çmimin prej 8 dollarësh në një debat me shkrimtarin horror Stephen King. Ky i fundit postoi në Twitter se do të largohej nga platforma për një tarifë mujore prej 20 dollarësh të përfolur për verifikim.

“Ata duhet të më paguajnë, jo unë”, shkroi në Twitter zoti King. Elon u përpoq të bënte pazare për çmimin me autorin duke sugjeruar një çmim më të ulët, 8 dollarë, për këtë funksion. “Duhet të paguajmë disi faturat! Twitter nuk mund të mbështetet tërësisht te reklamuesit”, shkroi Musk. Kur një përdorues i Twitter sugjeroi se zoti King ishte mjaft i pasur për ta përballuar atë, ai u përgjigj: “Nuk ka lidhje me paratë.

CEO i Tesla mori kontrollin e plotë të kompanisë javën e kaluar pasi mbylli marrëveshjen prej 44 miliardë dollarësh. Brenda disa orësh, ai shkarkoi CEO Parag Agrawal, zyrtarin kryesor financiar Ned Segal, Vijaya Gadde, kreun e politikave ligjore, besimit dhe sigurisë, dhe këshilltarin e përgjithshëm Sean Edgett./Lapsi.al

Marrë nga: Independent



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *