• |
ide | kryesore

Ilir Alimehmeti zyrtarizon kandidaturën për primaret (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Ilir



Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti prezantoi sot kandidaturën për primaret në PD për Bashkinë e Tiranës.

Alimehmeti në një deklaratë për mediat u shpreh se ka vendosur të hyjë në garën për Bashkinë e Tiranës sepse sipas tij kryeqyteti “është i sëmurë dhe ka nevojë të shërohet”. 

“Me të njëjtën ndërgjegje qytetare, me të njëjtat vlera dhe me të njëjtin seriozitet, duke ndjekur hapat e prindërve të mi më parë, vij para jush për t’ju dedikuar plotësisht Tiranës dhe komunitetit të saj, pasi Tirana jonë është e sëmurë dhe në gjendje krize miqtë e mi. Dhe, miqtë e mi, Tirana i ka të gjitha mundësitë për t’u shëruar dhe ringjallur, vlerat dhe bukuria e saj mund të ripërtëriten, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes punës, mundit dhe djersës, ndërgjegjes qytetare dhe kontributit të çdonjërit prej nesh që ka vendosur të ndërtojë jetën në Tiranë, përfshirë këtu edhe mua.

Sot, në shërbim të komunitetit, unë kandidoj im në zgjedhjet primare për Bashkinë e Tiranës pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë, me besimin e plotë se procesi i Primareve do të jetë plotësisht transparent, i besueshëm dhe shpresëndjellës.

Pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë gjej njerëz, profesionistë dhe personalitete, që ndajnë të njëjtat shqetësime, kanë të njëjtën ndërgjegje qytetare, kanë të njëjtat vlera, dhe kanë të njëjtin besim se vetëm puna, mundi dhe djersa e pashtershme mundet ta shërojë Tiranën tonë dhe të çojë përpara zhvillimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të Tiranës sonë. Ky ekip nuk është hermetikisht i mbyllur. Ai është një ekip i hapur dhe do të pasurohet me figura dhe profesionistë të tjerë me vlera të pamohueshme si nga forcat aleate, si nga shoqëria civile, pasi Tirana është e jona, është e të gjithëve ne!” – u shpreh Alimehmeti.

VIDEO më poshtë:

Mjeku do të konkurojë në primare përballë Belind Këlliçit dhe Gert Bogdanit. Këto dy emra janë zyrtarizuar deri tani.

Lexo më tej: Këlliçi: I nderuar përballë Alimehmetit, por unë kam një avantazh 

Lexo më tej: Flet Gerti Bogdani: Pse vendosa të hyj në garën për Tiranën 

Fituesi i primareve do të garojë në zgjedhjet lokale për Bashkinë e kryeqytetit.

Kandidatët do të bëjnë fushatë në bazë për të kërkuar votat e anëtarësisë dhe simpatizantëve. Ndërkohë që është parashikuar që votimi për të shpallur kandidatin zyrtar të PD-së në zgjedhjet vendore të jetë 4 dhjetori.

Kalendari:

18 deri 6 nëntor negociata me aleatët dhe evidentim kandidaturash për primare
6- 13 nëntor Këshilli Kombëtar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtarë
13 nëntor deri datë 27 fushata e primareve
4 dhjetor zhvillohen primaret në gjithë vendin

©LAPSI.AL 



8 Comments

  1. Kam shume konsiderate per doktor Alihmehmetin dhe familjen e tij. Tirona dhe gjithe Shqiperia jane vertete te semura dhe ka nevoje uluritese per sherim.
    Keqardhja ime eshte vetem se Alimehmeti do kandidoje si perfaqesues i Virusit te rrezikshem Berisha, ish sekretar partie i PPSH ne spitalin e nenes dhe babait te Ilirit, per politikanin qe simuloi ligjerisht dhe privatisht masakren ndaj pronave te qytetareve te Tirones se Alimehmetit, per ish kryeministrin qe largoi ne maksimim nga administrata publike punonjesit autoktone Tironas, politikanin qe lejoi dhe simuloi ndertimet pa leje dhe shpiku legalizimet si krim i paster ndaj territorit te Tirones me pasoja te pariparueshme edhe per brezat qe akoma nuk kane lindur per etj,etj, …………. Vertete keqardhje per doktor Alimehmetin, nje Yll qe do shuhet ne ferrin e doktor Berishes.

  2. Po mirë o Tironci po babai dhe nëna i tij as ishin me Berishën.Apo dhe ti je nga ata të paktë Tironca që flet si komunist dhe si Edvini që as është i biri i Kristaqit!!!

  3. Ti laprakso dhe morr i kuq flet si komunist, une flas me ndjesite qe rrjedhojne nga ndergjegjia dhe amaneti i parardhesve te mi. Nuk mund ta kupjne dot kete ndjesi, berishistet, enveristet, rilindasit e Rames se Kristaq kriminelit, as haxhiqamilisten e ketij shekulli per mjerimin e tyre.

    1. Dmth ti na sugjeron te votojme Veliajn.

      Logjike idiote dhe keqdashese.

      Do votoja pa asnje dyshim per Alimehmetin. DUHET ROTACION.

      Rilindja mban ere te qelbur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *