• |
ide | kryesore

Kandidati përballë Veliajt/ Zbulohet emri i garuesit të tretë në PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
këshillit, në PD



Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti prezanton sot kandidaturën për primaret në PD për Bashkinë e Tiranës.

Mjeku do të prezantojë kandidaturën në selinë blu në orën 11.00. Ai pritet të konkurojë në primare përballë Belind Këlliçit dhe Gert Bogdanit. Këto dy emra janë zyrtarizuar deri tani.

Lexo më tej: Këlliçi: I nderuar përballë Alimehmetit, por unë kam një avantazh 

Lexo më tej: Flet Gerti Bogdani: Pse vendosa të hyj në garën për Tiranën 

Fituesi i primareve do të garojë në zgjedhjet lokale për Bashkinë e kryeqytetit.

Kandidatët do të bëjnë fushatë në bazë për të kërkuar votat e anëtarësisë dhe simpatizantëve. Ndërkohë që është parashikuar që votimi për të shpallur kandidatin zyrtar të PD-së në zgjedhjet vendore të jetë 4 dhjetori.

Kalendari:

18 deri 6 nëntor negociata me aleatët dhe evidentim kandidaturash për primare
6- 13 nëntor Këshilli Kombëtar filtron kandidaturat dhe dalin emrat zyrtarë
13 nëntor deri datë 27 fushata e primareve
4 dhjetor zhvillohen primaret në gjithë vendin



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *