• |
ide | kryesore

LAJM I FUNDIT/ Hakerat nxjerrin listën e të gjithë punonjësve të SHISH

Arkiva, Lajme, Të fundit
SHISH



Hakerat iranianë kanë publikuar mbrëmjen e së mërkurës të tjera të dhëna të marra në sistemet shqiptare.

Në faqen e tyre në Telegram, “Homeland Justice” apo “Drejtësia e Atdheut”  ata kanë publikuar një listë të gjatë me të gjitha të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.

Pjesë e të dhënave janë emrat, funksioni që kryejnë, email-et dhe numrat e telefonit të pjesës më të madhe të këtyre punonjësve. Për herë të parë dalin edhe emrat e punonjësve të SHISH që punojnë në drejtorinë e kundërzbulimit.

Lapsi.al e zotëron të gjithë listën e publikuar prej hakerave. Ata japin edhe një mesazh për qeverinë shqiptare me publikimin e kësaj liste.

“Krenarë që strehoni terroristët? Gjithashtu krenar për të mirëpritur pasojat që bëjnë njerëzit tuaj të vuajnë. Huh?” – thuhet në mesazh.

Pak ditë më parë ata publikuan edhe të dhënat e vetë kreut të SHISH, Helidon Bendo dhe familjarëve të tij. Aty dolën të gjitha të dhënat personale të Bendos. U publikuan numrat e telefonit, adresa e saktë, makinat që ka në zotërim ai dhe bashkëshortja e tij.

Janë publikuar numri i kartës së identitetit dhe të gjitha numrat e pasaportave që zotëron (të zakonshme apo diplomatike). Janë të publikuara të gjitha hyrjet dhe daljet e kreut të SHISH nga territori shqiptar.

Më pas u publikuan të dhënat e kryeministrit Rama. Ajo ka shkaktuar më shumë debate janë bërë udhëtimet e kreut të qeverisë me avion charter. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Hakerat iranianë nxjerrin të dhënat e kreut të SHISH

Shtetit i kanë rënë brekët, prokuroria kërkon që t’ia ngrejë

Ne do i themi “JO” urdhërit të prokurorisë



15 Comments

    1. Nuk e di pse kam përshtypjen se vetë Rama është pas gjithë kësaj “meseleje”.
      Është shtet shkatërrues i përbetuar.

        1. Kur te vish, kati i dyte, dera e pare djathtas.

          Trokit 4 here dhe thuaj kodin: “JAM + ARKA (e perseritur 7 here me shpejtesi)!”

          1. Eshte fjale shume e madhe per ty “patetik”. Meso nje here te shkruash me shkronja te medha te shtypit ne fillim te fjalive dhe me pika ne fund te tyre si edhe te shkruash ne menyre te sakte fjalen “qen” ne shumes.

            Pastaj me quaj ca te duash se s’me plas kari sidoqofte.

  1. Ky eshte shteti qe ndertuan “rilindasit” dhe shqiptaret ne pazarin e Gabit te botes.

    E habiteshme eshte qe Rama prétendon se ne bote “tani na marrin seriozisht”.

    Kesaj i thone te jetosh ne nje bote paralele… Ne ate te marrise…

  2. E te mendosh se dosjet e ish sigurimit te shtetit miratohen ligje per tu bere publike shishi i Rames i ben publike pa ligj e pa fituar asgje. Kjo po qe eshte rilindje!

  3. Emrat e spiuneve te SHISH kane 2 dite qe kane dale. Jane keta shushunjat qe jane shperndare ne administrate. Ku do e fusin koken tani?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *