• |
ide | kryesore

Masakra e Lushnjes/ Babai i Leart Haxhiut: Djali im i pafajshëm

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qamil Haxhiu, babai i një prej të akuzuarve për masakrën e Lushnjes, në 2017-n, Leart Haxhiu ka hedhur sërish poshtë akuzat që rëndojnë mbi djalin e tij. Në një prononcim për gazetarët jashtë dyerve të gjykatës, ai pretendoi se ka prova që tregojnë se i biri nuk ka qenë në Shqipëri në momentin kur ndodhi ngjarja. Akuza lëshoi në drejtim të prokurores së çështjes, ndërsa kur u pyet se ku ndodhet djali i tij, ai tha se nuk kishte dijeni.

“Kujt do t’i dorëzohet kësaj drejtësie që është e korruptuar? Djali im, shikoje tek sistemi TIMS, ka qenë jashtë shtetit nuk ka qenë në Shqipëri (ditën kur ndodhi ngjarja). Aktualisht nuk e di ku është. Nuk ka pasur asnjë lloj konflikti me dy personat (viktimat). Ka filluar një proces me hipotezë. Nuk ka ngjarje aktuale që djali im të jetë me figurë. Prokuroria ka kamerat e vendngjarjes, janë dëshmitarët. Kanë ndryshuar thënie dëshmitarët, a mund të merren 3 herë thëniet e dëshmitarëve. Duhet t’u merret parasysh versioni i parë. Prokurorja e çështjes ka arritur deri aty sa i ka bërë presion dëshmitarit të sallë të gjyqit. Ça mund të pres unë nga kjo prokurore. Po na kthejnë në një vëllavrasje, në zhdukje. Nuk pranon hapjen e asnjë kamere”, tha Qamil Haxhiu, raporton tvKlan.

Në masakrën e 2017-s mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

Sipas hetimeve objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut. Për ngjarjen autoritetet kanë arrestuar Orges Bilbilin dhe Anteroi Kaloshin, ndërsa në kërkim vazhdon të jetë Leart Haxhiu, i cilësuar edhe si kreu i grupit kriminal.

Lexo më tej: Masakra e Lushnjes/ Babai i Laert Haxhiut: Po e ka bërë im bir, të varet në litar 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *