• |
ide | kryesore

Masivi i gështenjave në Tropojë nën flakë

-Instant, Arkiva, Lajme
Tropojë



Deputeti i Partisë Demokratike Isuf Çelaj ka reaguar në faqen e tij në Facebook ndaj një situate të rrezikshme që po ndodh në Tropojë.

Masivi i madh i gështenjave në Tropojë është përfshirë nga flakët. Dhe, sipas deputetit, askush nga instancat shtetërore lokale apo qendrore nuk reagojnë.

Mesazhi i deputetit: 

Vazhdon edhe tani në këto momente zjarri në masivin e gështënjave në fshtarat Gri e Gegëhysen të Tropojës!

Me gjithë angazhimet e pandërprera të banorëve të zonës është e pamundur që të ndalojnë flakët që kanë përfshirë këtë masiv!

Ky zjarr po ju kërcënon shtëpitë dhe pronat e tyre. Dëmi i shkaktuar prej zjarrit është i pa llogaritshëm edhe ndaj mjedisit natyror!

Gështenja ëshjtë pemë e bekuar prej Zotit dhe u ka sherbyer dhe u shërben këtyre banorëve për tu ushqyer si një pasuri e çmuar në shekuj!

Thirja për institucionet shtetërore që të marrin masa urgjente e tju shkojnë në ndihëmë këtyre banorëve të lënë në harresë nga shteti i tyre!

Është obligim ligjor mbrojtja e pasurisë natyrore banesave të këtyre banorëve!

Postimi i plotë i deputetit demokrat i një dite më parë:

Sot një zjarr i madh ka përfshirë masivin e gështenjave të fshatrave Gri dhe Geghysen në rrethim e Tropojës. Dhe po shkatërron tërësisht kurorën me pyjet e gështenjave, duke rrezikuar edhe banesat e banorëve të këtyre fshatrave që ndodhen në afërsi të këtyre masiveve!

Deri tani nuk kemi asnjë reagim nga ana e institucioneve. Duke filluar nga Bashkia, Prefektura si dhe Agjencia Shtetërore e Emergjencave Civile pranë Ministrisë Mbrojtjes!

Thirrja ime shkon për këto institucione që të ndërhynë me shpejtësi. Për të bërë të mundur vendosjen e situatës nënkontroll si dhe të hetohet shkaku i kësaj zjarrvënie!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *