• |
ide | kryesore

“Njerëz pa atdhe, pa fe, pa flamur” Rama sulmon pedagogët që hyjnë sot në grevë urie

-Instant, Arkiva, Lajme
Rama



Pak orë para grevës së urisë, të paralajmëruar nga pedagogët për pagat, kryeministri Rama ka shpërthyer në sulme publike, duke i quajtur “një çetë” që i shërben rublave ruse.

“Njerëz pa atdhe, pa fe, pa flamur dhe pa iman” i quajti Rama pedagogët që përgatiten të hyjnë në grevë urie, duke përmendur se më herët ia rriti rrogat 15%.

“Jo pedagogët e universitetit, por një çetë, një pakicë nën drejtimin e një shiksi që ka uzurpuar sindikatën e pedagogëve del me ultimatum, se nëse nuk iu rriten rrogat më shumë se ç’iu rritën, do hyjë në grevë urie.

Grevë urie për rroga, mund të bëjnë vetëm njerëzit pa atdhe, pa fe, pa flamur e pa iman.

Grevë urie për rrogat nuk bëjnë prindërit e këtyre, të cilët me siguri shumica dërrmuese i kanë të ardhurat më pak se shiksi që urdhrat i merr nga foltorja e baltës. Por nuk bëjnë grevë urie.

Greva e urisë është një institucion shumë i lartë, përmes të cilit luftohet për të drejta më themelore, jo për rroga. Aq më tepër që në këto kushte, rritje më të madhe të rrogave e kanë pasur pedagogët e universitetit.

Nuk iu është rritur rroga 15% mësueseve që janë me këta fëmijë edhe pse kanë një punë shumë më të vështirë se ata që mbajnë emrin e pedagogut dhe kanë paturpësinë të thonë “nu kia vlen të jesh pedagog në Shqipëri”. Si mundet një misionar i arsimit të gjeneratës së re të deklarohet se “nuk ia vlen”.

Sot afati i fundit për qeverinë, pedagogët të gatshëm të futen në grevë urie

Përfitojnë nga një autonomi e kuptuar si papërgjegjshmëri, se ai që thotë nuk ia vlen të jetë më pedagog, por është autonomia, por nuk është më e drejta dhe mundësia jonë t’ia tregojmë vendin këtyre personazheve që ç’edukojnë rininë tonë. Ashtu sikundër edhe një herë e përsëris shumica e pedagogëve nuk janë këta dhe nuk ka si të jenë këta.

Se nëse do të ishin shumica, do ishim në alarm, më të madh se inflacioni i luftës apo kriza globale e çmimit të energjisë. Më vjen keq që u detyrova të flas për këtë, por më vjen mirë që këtë mundësi na e jep shembulli i një djali që pagën e kishte më të ulët se shiksi që do të futet në grevë urie për t’i shërbyer rublave ruse, por dha jetën” tha kryeministri ndërsa inauguroi shkollën e re në Qesarakë që mban emrin e ‘Dëshmorit të Atdheut’, Klodian Tanushi.



1 Comment

  1. Ha, ha, ha o naltgjatesi, atdheu yt i vetem eshte paraja.

    Hipokrit dhe cinik, edhe kur kapesh gafil nuk parangón asgje. Taktika jote e perhershme eshte propaganda e shfrenuar dhe genjeshtrat e paturpshme.

    Je bere aq bajat, na neverite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *