• |
ide | kryesore

Pamje të rënda/ Infermierja dhunon pacienten e moshuar (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një video jashtëzakonisht shqetësuese ka postuar Kaltrinë Zeneli, aktore e njohur e Kosovës. Në video shihet derisa ndodh një ngjarje e rëndë.

Në video shihet teksa maltretohet një zonjë në moshë nga disa vajza të reja, të cilat duket sikur të jenë infermiere. Ajo nuk ka treguar se ku ka ndodhur rasti dhe në çfarë kohe.

Infermierja shihet derisa e godet disa herë në fytyrë pacienten, derisa ajo është e paaftë që ta mbrojë veten. Krejt këto sjellje të dhunshme i bën derisa qeshet me disa kolege (ose gra të njohura) të tjera, të cilat nuk duken në video.

Zeneli ka shkruar se mënyra se si keqtrajtohet zonja në moshë, tregon se një gjë e tillë është normale në këtë qendër kujdesi.

Pas publikimit të pamjeve, Policia e Kosovës e ka arrestuar inferemeren e dyshuar, që shihet duke e rrahur një të moshuar. Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani nga Drejtoria e Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës.



17 Comments

    1. Ku eshte shteti ku jane ligjet ? Po sikur ti dhunonin nenen e saj si do reagonte kjo plere ? Shtet reago per te 3 -ja keto plera qe shfaqen ne vidjo ngjarje shume e rende .

    1. Ska meshire per te. Denimin vecse e filloi ta marre qe sot. Pervec denimit moral, edhe denimin ne burg. Mos te flasim se cfare pleqerie te keqe do i sjelle fati kesaj monstre femer

      1. Do jetë vërtet e vështirë per fëmijët e kësaj gruaje të moshuar të shohin një pelë histerike që i gjuan me shuplakë mëmës se tyre.
        Në video duket që është e vetëdishme që po filmohet.
        Tik tok, Instagram….
        Globalizimi po i sjell të mira të gjithëve pa perjashtim.

        1. E vertete. Do jete dyfish me e veshtire per femijet e saj, edhe sepse nuk u kujdesen vete per nenen e tyre por e lane ne dore te azilit (nqs ne rastin konkret behet fjale per nje azil pleqsh).Ose ndoshta i ka te gjtihe femijet emigrante. Por do jete edhe me e veshtire per kete “infermieren”, pse humbi punen, lirine, fytyren, e ndoshta edhe martesen (se llogjikisht se merr kush per grua nje monster te tille)

          1. Gruaja e moshuar, qe per fat te keq vuate edhe nga demenca,ska djal,e ka deshmor pasi qe e ka humbur ne lufte.

      2. Të rrahësh një të moshuar është sikur godet një foshnjë të pambrojtur. Fundi i njerëzimit ka nisur me mungesën e plotë të mëshirës…Zot na mbro

  1. Ça na shohin syte e na degjojne veshet mos pafshim hasmin. Denimi per keto bushtra duhet te jete ekzemplare .

  2. O Zot i Madh shperbleje dhe jepi mbrojtje te moshuares por jepi denimin tend edhe atyre qe guxuan e ngriten dore mbi te moshuaren .

  3. Edhe ato rrugacet qe e rrethojne duhen denuar maksimalisht.

    E TURPSHME! E frikshme! Njeriu per njeri eshte bere ujk…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *