• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Diell dhe mot me kthjellime

-Instant, Lajme, Të fundit
parashikimi i motit, diell, kthjellime



Territori Shqiptar do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke  sjellë  gjatë paradites orë të shumta me diell në një pjesë të mirë të vendit tonë. Ndërsa në orët vijuese parashikohet që të ketë kalime të pakta të vranësirave, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës mbetet në dominimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë ditës, ku paraditja do të ketë më të dukshme kthjellimet në territor. Ndërsa pas mesdite parashikohet që vranësirat të theksohen gradualisht në territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi i qendrës së presionit të lartë atmosferik mbi MV, duke sjellë gjatë paradites orë të shumta me diell në një pjesë të mirë të vendit. Ndërsa pas mesdite parashikohet që gradualisht vranësirat të shfaqen në të gjithë territorin e MV.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore dhe Lindore do të mbeten në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të jetë në mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke  sjellë  reshje shiu në Angli dhe herë pas here reshjet do të jenë në formë rrebeshi në Qendër të kontinentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *