• |
ide | kryesore

Pas skandalit të vjedhjes së të dhënave, AKSHI kërkon 3500 euro rroga

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
AKSHI



Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit kërkon rritje pagash. AKSHI i ka kërkuar Departamentit të Administratës Publike dhe Këshillit të Ministrave të mundësojë katërfishimin e pagave për punonjësit.

Në një shkresë të posaçme më datën 30 gusht të këtij viti, Drejtoresha e AKSHI-t kërkoi që fondi i pagave për vitin 2023 duhet të jetë në vlerën e 943 milionë lekëve. Shifër kjo sa mbi katërfishi që është aktualisht, 206,9 milionë lekë. Nëse kërkesa miratohet paga mesatare për punonjësit te AKSHI-t do të jetë 3500 euro.

Titullari i institucionit, sipas kërkesës, e cila mësohet se është miratuar në parim nga qeveria, do të ketë pagë 517 mijë lekë ose 4300 euro. Nga rreth 2010 euro aktualisht, ndërsa specialisti i thjeshtë do të ketë pagë rreth 3000 euro.

Pak ditë më parë Kryeministri Rama ka lajmëruar rritjen e pagave për AKSHI-n. Kjo me synim për të rritur përngjashmërinë dhe integritetin e punonjësve në këtë institucion. Institucion që vitet e fundit ka rënë pre e sulmeve sistematike kibernetike.

Lexo më tej: Sulmi kibernetik, AKSHI në krizë për punonjës, kërkon 25 punonjës IT 

Ekspertët e IT që kanë përvojë me sistemet qeveritare pohuan se pagat e kërkuara nga AKSH janë në nivele më të larta se sa tregu shqiptar aktualisht ofron për këtë profesion.

Por sipas tij, nëse qeveria synon të rrisë integritetin e AKSHI-it duhet gjithashtu të ndalojë nënkontraktimin e kompanive private për mirëmbajtjen e sistemeve të AKSHI-it.

“Më këtë nivel pagash, AKSHI ka mundësi të punësojë IT më të mirë në treg dhe nuk ka nevojë të nënkontraktojë kompani private. Të cilat deri më tani kanë konsumuar fondet publike”. Kështu tha eksperti.

Vitet e fundit një seri të dhënash rrodhën nga sistemet qeveritare, Ato cilat nisën me patronazhimin e strukturave të Partisë Socialiste. Ku të dhënat sensitive të qytetarëve shqiptare u përdoren për zgjedhjet e vitit 2021.

Më pas dolën të dhënat për pagat e punonjësve dhe targat e makinave. Teksa sistemet online ishin në sulm të vazhdueshëm kibernetik për një vit rresht nga hakerët. Kulmi u shënua me vjedhjen e të dhënave dhe bllokimin e të gjitha shërbimeve këtë verë.

https://www.monitor.al/akshi-kerkon-rritje-pagash-me-350-rroga-mesatare-3500-euro/



3 Comments

  1. AKSHI qe per 14 muaj nuk mori vesh qe sistemi dixhital i Qeverise ishte ne tregun e zi, po kerkon rroga si ne Europe ?!

    Pervecse ishin te pazote qe te perballeshin me sulmet kibernetike, pergjigjesia per mbrojtjen e sistemit dhe te dhenave personale te shqiptareve eshte ne fakt ceshtje per Prokurorine Spéciale e jo pune pagash.

    A eshte kjo nje loje e Qeverise per te zhvleresuar kerkesen per paga me te larta te pédagogeve ?!

    Do te presim e do te shohim…

  2. pse pikerisht AKSHI qendror? po punonjsit neper institucione pse mos te kene rritje rroge? pse quhen te varur nga akshi keta punonjes kur akshi nuk i merr parasysh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *