• |
ide | kryesore

Pranë skadimit afati ndaj qeverisë, pedagogët sot drejt grevës së urisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
pedagogët



Pedagogët pritet të fillojnë pasditen e sotme, në orën 16:00, grevën e paralajmëruar të urisë. Kjo, në rast se Qeveria deri në atë orë nuk do të reagojë për t’u dhënë zgjidhje kërkesave të tyre.

Bëhet fjalë për kërkesat që pedagogët i kanë paraqitur në një peticion më 30 gusht të këtij viti. Kërkesa për të cilat theksojnë se janë me karakter ekonomik.

Dy ditë më parë, në protestën e fundit, Kryetari i Sindikatës së Pedagogëve të Universiteve, Aleksandër Kovaçi, iu drejtua pjesëmarrësve me këto fjalë:

“Atëherë pasi e pritëm tre vite, pasi i lamë dy muaj kohë për të reaguar që nga 30 gushti, i lemë qeverisë shqiptare dhe dy ditë kohë. Deri të mërkurën, për t’i dhënë rrugë zgjidhjes së kërkesave tona.

Përndryshe, të mërkurën, datë 2 nëntor 2022, ora 16:00, të gjithë të jemi këtu së bashku në sheshin e Lëvizjes Universitare, përpara UPT në shenjë solidariteti për të gjithë ata bij e bija patriotë që kanë marrë përsipër këtë akt ekstrem të rezistencës paqësore me synim shpëtimin e Arsimit të Lartë nga shkatërrimi dhe Shqipërisë, nga shpopullimi.” 

Lexo më tej: Rama për pedagogët: Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe 

Kovaçi vërejti se “lëvizja jonë universitare është e pastër intelektuale. Dhe si e tillë nuk mund të ketë kompromis për kauzën e drejtë. Ajo vetëm duhet realizuar. Ajo nuk është e mbështetur apo e sponsorizuar nga rublat ruse që thotë dikush. Por ama as nga lirat turke apo juani kinez, as nga lloj tjetër. Por as nga paratë e pista të oligarkisë shqiptare që ka kapur politikën. Ajo ka pasur mbështetjen e të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në protestat tona apo ata që kanë qenë me shpirt me të.

…Por deri tani qeveria ka treguar se nuk ka veshë për të dëgjuar kërkesat tona. Nuk ka sy për të parë dhe as ndjenjë e dëshirë për të reaguar e komunikuar në zgjidhjen e çështjeve themelore. Si gjithmonë, ofron zgjidhje kozmetike dhe ato më shumë në trajtë premtimesh për sa kohë nuk janë shoqëruar me akte normative. E më keq akoma afron intimidime.

Në këto kushte, pas një diskutimi të gjatë me përfaqësuesit e sindikatës, stafe të ndryshme akadamike, është propozuar të kalohet në protestë në trajtën e grevës së urisë apo të ngujimit si e vetmja formë e lëvizjes paqësore që e lejon edhe ligji që në këtë fazë mund të bëjë efekt për të sensibilizuar opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Që të detyrojë qeverinë dhe politikën shqiptare në terësi që të vendosë arsimin si prioritet.” 

Lexo më tej: Pedagogët letër të hapur ambasadës së ShBA dhe asaj britanike: Qeveria i quan kërkesat politike 

Pagat në Shqipëri, sipas INSTAT



1 Comment

  1. Te vjen turp ti quash pedagoge. Mund te jene militant partie por jo pedagoge. Shantazhet e Berishes ndaj tyre nuk mbarojne sepse ai akoma ka dosje te tyre. Greve urie beri Pjeter Arbnori por kauza e tij per fjalen e lire eshte teper larg nga rritja e rroges.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *