• |
ide | kryesore

Rama për protestën e pedagogëve: Çeta e drejtuar nga SHIK-si del me ultimatume

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjatë inagurimit të shkollës së re “Klodian Tanushi” në Dajt, kryeministri Edi Rama ‘nuk kurseu’ komentet e ashpra ndaj protestës së pedagogëve. Për të disatën herë Rama ka injoruar kërkesat dhe paralajmërimet e tyre duke thënë se ata janë njerëz të pa fe e pa flamur. Ai u shpreh se në këto kushte të vështira ekonomike, nuk luftohet për rroga por për të drejta themelore. Sipas Ramës kjo pakicë me pedagogë është në shërbim të opozitës dhe se nuk kanë lidhje me misionin akademik.

Ndërkohë sot pedagogët kanë lënë afat deri në orën 16:00 për plotësimin e kërkesave të tyre ose përndryshe do të hyjnë në grevë urie.

Rama:

Jeni këtu për të kremtuar një dëshmor, një mesazh kuptimplotë të dikujt që dje dha jetën për atdheun, ndërkohë sot në kushte të vështira, një çetë, një pakicë nën drejtimin e një SHIK-si i cili ka uzurpuar sindikatën e ashtëquajtur të pedagogëve del me ultimatum se nëse nuk rriten rrogat hyjnë në grevë urie. Në grevë urie hyjnë njerëzit pa fe, pa flamur! Nuk bëjnë prindërit e këtyre njerëzve grevë për rroga që me siguri i kanë pagat shumë më të ulëta.

Luftohet për të drejta themelore, jo për rroga, rritje më të madhe të rrogave në këto kushte e kanë pasur pikërisht pedagogët, nuk ua rritëm mësuesve që kanë një punë shumë më të vështirë, se këta që kanë paturpësinë të dalin në media. Si mundet një misionar i arsimit të dalë ashtu? Dalin e thonë nuk ia vlen të jesh pedagog, nuk mund të jetë më pedagog! Edhe një herë e përsëris, shumica e pedagogëve nuk janë këta, se përndryshe do të ishte alarm. Më vjen keq që u detyrova të flas për këtë. Shiksi që u shërben rublave ruse jo atdheut, ndryshe nga djali emrin e të cilit do të mbajë kjo shkollë.



31 Comments

  1. Meqe karoministri eshte i gjithnashem, pasi dihet ka qejf te inauguroje cdo gje, njoftojeni qe keto dite duhet te inaguroje disa NEVOJTORE te ridhjerjes se tij k-urbane…….

  2. Opa menjëherë trollat Ramista.Trolli Erald thotë duhet me i heq të gjithë!!!Ore Erald po ti qeke më keq se kumandari yt.Ti do me heq të gjithë sepse kështu ka qenë tradita komuniste.Ta zhdukim inteligjencën.Dhe pastaj të vëmë militantët e pashkollë si bëri Enveri,Fatosi ,Edvini e si po bën komunisti President që po i heq të gjithë në Presidencë gjoja për rikonstrukturim!!!! Siç është vetë do marri dhe të tjerët.

  3. Ata pedagog jane ata qe ka nxjerre berisha per te krijuar rremujera te kota dhe te dali berisha perfitues per gjerat e veta

  4. Ti qish ropt ne pidh te gjitheve ketyre qe shkojne pas bythes se berishes…sepse jane mesuar te vjedhin dhe duan dhe ngritje page ropqirat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *