• |
ide | kryesore

Skandali në Zvicër/ Babai shqiptar rekrutonte skllave seksi për djemtë

Arkiva, Kryesore, Lajme
Zvicër



Një ngjarje e paprecedentë është zbuluar në Zvicër, ku një familje nga Kosova akuzohet se ka “blerë” vajza të mitura nga Ballkani (përfshi Shqipërinë) për 300 euro, duke i bërë partnere të djemve të tyre. Sipas vajzave, ato janë abuzuar dhe keqtrajtuar për 16 vite me radhë.

Gazeta zviceriane “Blick” botoi lajmin ku detajohet dhuna e ushtruar ndaj vajzave. Në shkrim, “Blick” dha edhe një interpretim të cituar mbi ngjarjen e rëndë, të cilën e lidh me kanunin shqiptar. Intepretimit kanunor polemizues të ngjarjes do t’i bashkangjisim një koment më poshtë.

Ngjarja

Sipas “Blick”, babai dhe katër djemtë e tij pritet të dalin para gjykatës, nën akuzën e abuzimit, ndërsa thuhet se ai ka sjellë të mitura nga mosha 14 deri në 17 vjeç si “gra” për secilin nga 4 djemtë, dhe për një dekadë e gjysmë ata abuzonin me to duke i detyruar të bënin punët e shtëpisë dhe duke i mbajtur në banesë, ndërsa askush nuk kishte kuptuar asgjë nga tortura që u bëhej.

Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003. 17-vjeçarja asokohe e njihte burrin e saj vetëm nga fotot, pasi martesa ishte e sajuar mes prindërve të vajzave. Prindërve të së resë iu premtua se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç dhe jetonte në varfëri. Sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën për një shumë prej 300 eurosh.

Lexo më tej: Rreth 40 milionë njerëz në botë janë robër të skllavërisë moderne 

Albrim F., 65 vjeç, së bashku me djemtë thuhet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe izoluar.

Zvicër

(Personi në foto: Shqiptari nga Kosova që rekrutonte vajza të mitura për djemtë e tij) 

“Më shumë se 20 herë e ka goditur me brez. Edhe pse ishte shtatzënë, vjehrri e ka rrahur nusen deri sa i ka dalë gjak dhe i ka shtrënguar fytin me të dyja duart”. Kështu thuhet në aktakuzën e njërit prej të pandehurve. Shpjegimin e dha avokati i dy prej grave, Dominic Nellen.

Klientët e tij janë të traumatizuara rëndë: “Ato vinin të mitura, ndonjëherë duke kaluar kufirin e gjelbër. Iu duhej të ecnin nëpër pyll gjithë natën. Dhe më pas ata u përdhunuan nga burrat e tyre menjëherë pas mbërritjes së tyre. Kjo i theu këto gra”.

Gratë rrallë lejoheshin të dilnin vetëm nga banesa dhe nuk kishin pothuajse asnjë kontakt me familjet e tyre.

“Burrat mohojnë të kenë kryer ndonjë gjë të paligjshme. Gratë ishin dakord me gjithçka”, thotë avokati i viktimave.

Të akuzuarit përballen me dënime, ndër të tjera, për trafikim njerëzor, martesë të detyruar, lëndim fizik, shtrëngim, përdhunim dhe akte seksuale me fëmijë. Dënimi i kërkuar do të shpallet vetëm në seancë. Një avokat i njërit prej djemve i thotë “Blick” se ai dëshiron të pretendojë për lirim. Për “Blick”, të pandehurit e tjerë dhe avokatët e tyre mbrojtës nuk mund të kontaktoheshin për koment ose nuk donin të thoshin asgjë. Është prezumimi i pafajësisë.

Interpretimi

Shkurtimisht, “Blick” e argumenton si më poshtë shkakun e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Zvicër.

“Për Nellen është e qartë, pas sjelljes çnjerëzore qëndron e drejta zakonore mesjetare shqiptare e kanunit dhe të gjitha fijet u bashkuan me kreun e klanit Albahrim F.

“Është një klan i madh familjar me sundimtar patriarkal vjehrrin. Ishte në qendër, jepte urdhrat”. Kështu është shprehur avokati. ” 

Komenti 

Botuesi Enver Robelli reagoi me nota revolte mbi këtë thjeshtëzim të motivit të krimeve.

Sipas Robellit, Blick citoi juristin, për të shkruar njëfarë shpjegimi tejet sipërfaqësor për Kanunin. Redaktor i të përditshmes zvicrane “Tages Anzeiger” akuzon Blick se trajtimi i mësipërm i ngjarjes në lidhje me Kanunin ka qëllim tingëllimin ekzotik tek lexuesit.

Enver Robelli sjell edhe një rast të një austriaku që ka kryer një krim të ngjashëm si burri nga Kosova që ka trafikuar vajza të mitura. Por, sipas tij, trajtimi mediatik nuk ka qenë njësoj.

Lexo më tej: Skllavëria moderne, Britania 2 mln paund Shqipërisë për të luftuar trafikun 

“Nuk është hera e parë që mediat – sidomos bulevardeske – zvicerane vetvetishëm pothuaj çdo vrasje apo krim tjetër në komunitetin shqiptar e ndërlidhin me Kanunin. Kjo tingëllon ekzotike në sytë dhe veshët e lexuesve. Kësisoj, etja gazetaresko-bulevardeske për ekzotikë mund të shuhet vetëm duke joshur lexuesit me etiketa për “Kanunin mesjetar shqiptar”. Në fakt vrasjet dhe vepra të tjera të dhunshme më shumë kanë të bëjnë me larje hesapesh në rrethet kriminale, me patriarkalizmin, mungesën e edukatës elementare, refuzimin për t’u integruar në shoqërinë e re, frikën iracionale për “humbjen e identitetit” dhe mosekzistencën e kulturës për zgjidhjen e konflikteve në mënyrë të padhunshme.

Kur para disa vitesh qe zbuluar se një burrë austriak e pati mbajtur më shumë se 8 vjet në bodrum një vajzë austriake të cilën e kishte kidnapuar, mediat perëndimore nuk konstruktuan ndonjë “kanun austriak” si shkak të krimit. Një monstrum kishte kryer një krim! Kaq. Duket se pak a shumë kështu është situata edhe në rastin e zbuluar tani nga “Blick”. Për të evituar çdo keqkuptim: nuk po e mbroj këtu fare Kanunin, i cili përmban pjesë shumë problematike dhe nuk rregullon dot më jetën bashkëkohore, por tendenca e disa mediave në perëndim që për çdo krim në mesin e diasporës shqiptare të gërmojnë “teorinë” e Kanunit është më shumë se dembeli profesionale.” – shkroi Robelli për ngjarjen në Zvicër.

©LAPSI.AL 



15 Comments

  1. Po kush ishte ky njeri që dëshmoi kundër jush?

    Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për me arrit në majat më të larta të hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim, duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.Nga dosja e hysen shoshorit

    1. Por per cfare shkruan, aman e keni ngateruar arin me dollarin, fol per temen qe eshte.
      Sa per keta njerez duhet qire rrobt ku ti kene, jo vetem babait, por edhe djemeve se po mos te donin ata kjo gje nuk ndodhte.

  2. Pervec se eshte krim monstruoz,i tmerrshem,sic thashe ne publikimin e pare te ketij lajmi(se ky duhet te jete i dyti publikim i te njejtit lajm),te kerkohet ekstradimi per ne Shqiperi i ketij monstres, por edhe te ndricohet e verteta e kombesise se ketij krimineli.Sepse e para, ska shqiptar me emrin Albahrim, dhe te gjitha shanset po tregojne qe personi eshte nga komuniteti rom ne Kosove. Dhe nqs edhe vete portalet nga Kosova,perfshi ndonje portal antikombetar(qe ingjan sadpak Temes), e paraqesin kriminelin si nga Kosova(pa thene qe eshte shqiptar , rom apo serb),e te njejten gje thote edhe media zviceriane (burimi origjinal), nuk e kuptoj pse Top Channel, Lapsi,etj nxitojne e paraqesin si shqiptar te Kosoves?(per Temen as spo flas fare, se dihet cfare portali antikosovar eshte Tema,dhe sia vlen as t’ia shtojme klikimet,edhe pse jam i sigurte qe do e publikoj e do merret 1 jave me kete teme, bashke me ate Erjona Rusin). Pa keqkuptime, spo them qe meqe eshte krim i ndodhur nga nje “kosovar”te mos publikohet, por se kuptoj pse ne te shumicen e rasteve, shqiptari i Kosoves thirret si KOSOVAR, kurse tani qe e ka bere nje krim, nje shtetas kosovar(por jo me eni shqiptare) thirret si Shqiptar Kosove?!..Se po detyrohemi te merremi me detaje ,ne vend se te merremi me krimin monstruoz.

    1. Ne i kemi bo te gjitha monstruozitetet si gjithe bota dhe nuk na kangel tjeret maskarallik me bo . Veprimi i tij eshte monstruozitet por ti dhe te gjithe vellezerit kosovar nuk keni pse te ndjeheni fajtor . Dhe mos e vra mendjen se ça thote tema apo kurva te tjera per ju , duhet ta dini se me te mirat e te keqijat jeni me te miret nder vellezerit Shqiptar . Ata qe ju shajne ne dejet e tyre nuk kalon gjak shqiptari por helm i induktuar nga armiqt tane te perhershem grekosllavo komunist.

      1. Ke te drejte, i nderuar. Nuk eshte puna per tu ndje fajtor por eshte edhe e pa ndershme kur ne vend se ,pse jo edhe te shmangen lajme qe sjellin percarje, behet e kunderta, dhe akoma pa u verifiku,postohet, e ripostohet e perdoren per te nxit debate ( e kam fjalen per Temen,se Lapsi eshte tjeter nivel,megjithe se sot ia paska fut kot qe ndryshon nje detaj thelbesor te lajmit.etnine e kriminelit,, por e ka bere se do e kete marre nga Top Channel,dhe jo me qellim te keq, sic i ben Tema)

  3. Në video shihet një prej infermiereve që godet me shuplakë në fytyrë dhe në kokë të moshuarën, e cila është e pafuqishme të reagojë, teksa një tjetër person filmon videon duke qeshur. Në ambientet ku ndodh ngjarja ka edhe persona të tjerë, por askush nuk ndërhyn për të ndalur rrahjen, madje të gjithë qeshin me atë që po ndodh.

    Policia e Kosovës deklaroi më vonë se ka arrestuar dy punonjësve të shtëpisë së pleqve në Pejë, të cilat akuzohen për rrahjen e të moshuarës. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se Prokuroria i ka angazhuar dy prokurorë për ta hetuar rastin. “Kryeprokurori ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe njësitë relevante policore që të shkohet në vendin ku është kryer ky krim dhe të merren të gjitha masat e nevojshme lidhur me rastin”, ka thënë Nikçi.

  4. Nuk dua ta ve ne dyshim vertetesine e lajmit, por me ben pershtypje si ka mundesi qe kjo dhune nuk u kuptua nga fqinjet zviceriane qe gjithe diten rrine ne dritare dhe duke spiunu fqinjet? Spiunojne dhe ia therrasin policine fqinjeve qofte edhe kur ata flasin me ze te larte, apo nje fshese korenti te dielave, e jo me kur dyshojne se ka dhune. Mos kane dashur thjesht ti largojne nga Zvicra se ndoshta kane qene me ndihma sociale,dhe kane dashur ta kursejne shtetin? E cuditshme gjithashtu se pse u kujtuan pas 20 vitesh dhe jo me heret keto vajzat e shkreta.

  5. Edhe pse nuk gjendet në terminologjinë e një partie të djathë, komisarët e dritës të grupimit heroik të Sali Berishës kanë gjetur strehë tek “baza”. Për gjithçka që mund të diskutosh apo të analizosh me ta, të tregojnë “bazën”. Nëse u flet për parime, të përplasin surratit perimet “e bazës”. Nëse u flet për ligjshmëri apo gjykatë, ta kthejnë sandraç se nuk ka ligj që prevalon mbi “bazën”.

  6. Edi Paloka këlysh i kujt komunisti është? Është i komunistit Tonin Paloka, sekretar Partie në Ministrinë Ushqimore, a çfarë ka qenë atëherë. Kjo është për të qeshur. Nuk e di kush e beson atë kur flet ashtu. Niveli i luftës politike ka degraduar në një farë shkalle sa që janë bërë krejtësiht të pabesueshëm .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *