• |
ide | kryesore

Superiore, Partizani rrezikon vendin e parë, Tirana me ‘sinjal’ parakalimi: ja ndeshjet e javës së 11-të

-Instant, Sport



Mesjavë impenjative për skuadrat në Superiore, që rikthehen në fushë mes të mërkurës e të enjtes. Luhen ndeshjet e javës së 11 të kampionatit, që mund të ndryshojnë krejtësisht renditjen. Partizani rrezikon vendin e parë në Laç, ndërsa Tirana është gati për parakalimin.

Dy ndeshjet që ngrenë siparin të mërkurën janë intriguese dhe krejtësisht të paparashikueshme. Erzeni i vendit të tretë ëndërron të vendosë në presion kryesuesit në Superiore. Por përballë vjen një Kastriot i gatshëm të luftojë për cdo pikë. Triumfi i krutanëve kundër Bylis është një paralajmërim që shijakasit e Kapllanit e kanë parasysh. Skuadra e Bellait vjen pas tre humbjeve radhazi që e kanë rrëzuar në zonën playout të renditjes me 11 pikë. Tani, Bylis duhet të luajë një sfidë të përshpejtuar mbijetese me Teutën. Shkëmbi shpreson të gjejë një rrugëdalje sa më shpejt nga gjendja ku është, i fundit me 7 pikë. Në Ballsh, megjithatë, do të jetë gjithcka përvec se e lehtë.

SFIDAT E TË ENJTES

Edhe të enjten, ndeshjet në Superiore do të luhen në të njëjtin orar, në 13.00. Partizani rrezikon seriozisht kryesimin në Lac, me bardhezinjtë që për herë të parë në këtë kampionat bënë dy fitore radhazi. Colella pas shembjes në Rrogozhinë, duhet të reflektojë në një transfertë shumë të vështirë. Kjo edhe për të mos i dhënë mundësi parakalimi Tiranës. Bardheblutë janë një pikë pas, por presin në shtëpi Egnatian e Duros. Me teknikun, rrogozhinasit kanë dy fitore në dy ndeshje. E mesazhin e kanë përcjellë me tre golat ndaj të kuqve, duke e bërë Shehin të jetë alert.

Lexo më tej: Patrick, lojtari i ‘punëve të pista’ kthehet të bëjë gola: tani Tirana kërcënon Partizanin dhe kreun

Delikate sfida e Kukësit në shtëpi kundër Vllaznisë. Skuadra e Dobit duhet të kapërcejë dy humbjet radhazi dhe të kthehet në ndjekje të zonës europiane. Një fitore kundër Vllaznisë, e pesta me 15 pikë, do t’i afronte skuadrat në vetëm një pikë. Josa ka marrë dy barazime në tre ndeshjet e fundit, duke fituar vetëm një takim. Por kuksianët kanë një revansh për të marrë ndaj kuqebluve, që në fazën e parë i mundën me një gol në sekondën e fundit.

SUPERIORE, JAVA XI

02/11/22
Erzeni 13 : 00 Kastrioti
Bylis 13 : 00 Teuta
03/11/22
Laçi 13 : 00 Partizani
Tirana 13 : 00 Egnatia
Kukësi 13 : 00 Vllaznia



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *