• |
ide | kryesore

Top Channel i kërkoi 120 milion lekë/ Rama: Ja si funksionon shantazhi mediatik!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të martën, në emisionin Inside Story në Top Channel u transmetua një material për me mënyrën se si shpenzohen fondet IPARD në Shqipëri. Emisioni me titullin bombastik “Gllabërimi i fondeve të bujqësisë” solli disa raste kur fermerë që punonin qindra hektarë tokë nuk kishin përfituar asgjë nga AZHBR, që menaxhon dhjetëra miliona euro fonde nga Bashkimi Europian.

Sipas gazetarëve të Inside Story paratë nuk shkojnë tek fermerët, por tek njerëz të lidhur me pushtetin. Ndër emrat që nxorri Top Channel si përfitues të këtyre fondeve ishte kunati i Saimir Tahirit, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshit, një kandidat socialist për deputet etj.

Por kryeministri Edi Rama, që prej disa javësh thotë se Top Channel bën shantazh ka publikuar një kërkesë që AZHBR-së i ka ardhur nga televizioni kombëtar. Top Channel ka kërkuar 120 milion lekë të vjetra për të bërë 50 episodeve televizive dhe 300 video-spoteve që do të pasqyronin punën e AZHBR-së. Transmetimi i këtyre materialeve sipas Top Channel do të ishte nga marsi deri në dhjetor të vitit 2022.

Ky është, sipas Ramës “shantazhi mediatik”, që po i bëhet nga Top Channel.

“Ja për shembull se si funksionon shantazhi mediatik. Kërkohen 120mln lek nga AZHBR për t’u treguar shqiparëve kudo ndodhen sa mirë po ecën Shqipëria rurale. AZHBR s’e plotëson dot kërkesën e shpjeguar në shumë faqe se si e qysh tërë dynjaja do shohë shqip/anglisht suksesin e saj!” shkruan Rama në Twitter, pasi ka publikuar kërkesën e Top Channel.

Kërkesë nga Top Channel për zhvillimin e emisioneve per AZHBR

Por edhe sikur të jenë të vërteta shkaqet që çuan gazetarët e Top Channel në realizimin e materialit për fondet IPARD, kryeministri nuk jep asnjë sqarim për gjetjet e tyre.

Psh, a është i vërtetë, abuzimi, korrupsioni dhe burokracitë që përshkruanin fermerët e Lushnjës në lidhje me shpërndarjen e fondeve IPARD? A është i vërtetë diskriminimi që u bëhet fermerëve për shpërndarjen e naftës falas? A përfitojnë të afërmit e drejtuesve socialist nga fondet IPARD në bazë të njohjeve dhe lidhjeve që kanë me drejtuesit e AZHBR-së?

Përplasja me Top Channel në këtë rast e ndihmon kryeministrit t’i ikë përgjegjësisë, njësoj si në rastet e temave të shpopullimit, për dëmet reale që shkaktuan hakerat, apo për problemet e policisë. Ende nuk dihet se pse nisi përplasja mes kryeministrisë dhe Top Channel.

Për të ndryshuar vijën editorial, televizioni largoi nga puna drejtorin e lajmeve Sokol Balla dhe në disa raste mbledhjet e gazetarëve i ka drejtuar aksionerja Lori Hoxha./Lapsi.al

https://lapsi.al/2022/11/01/perplasja-lajmet-e-top-it-serish-flake-kunder-rames/



19 Comments

  1. Tek kodra perballe TEG po ngrihet nje kompleks vilash me investitor Klan ose familjen e tij. nje ndertim skandaloz qe prish kuroren e Tirones, po ketij kryhajduti perse ja ka dhene lejen apo nuk kritikon Klan dhe lajmet e tij bajate?

    1. TV Klan eshte makina e propagandes.

      Sherbetore te cdo pushteti, po me mavite dhe Edi Ramen kane dale nga kontrolli.

  2. Qe Vjollca eshte zorraxhie, kete e dijne te gjithe se i ka mbushur trotuaret e Tiranes me teneqe e kjoska (me lejen e Veliaj sigurisht). Qe KRM-A eshte po aq qelbesire qe harxhon pare e taksapaguesve varfanjake shqipetare per favore mediatike, edhe kjo dihet.. Ndaj aspak vemendje per keta pisa..

  3. E pashe emisionin dhe ishte baterdi dhe llahtari se çfare behej me fondet e bujqesise . Por ta dini se ajo qe u dha ishte vetem maja e ajzbergut . Ministria e bujqesise dhe AZHBR jane kthyer ne nje qender hajdutesh te pangopur . Vjedhin çdo gje e ne çdo gje . Krifca duhet te niset per ne shkoder , 41 biss

  4. Top channel eshte bere nje media shume e shpifur per te gjithe qytetaret sepse ngaq ska sesi merr vemendje fillon e nxjerr lajme te rreme dhe lajme qe skane pike lidhje me ate qe thone

  5. Ja paska fut bukur rama ketyre! Meqe duan te bejn shantazh ta mari vesh i gjith populli cfare eshte me te vertet top channel

  6. Z. Rama, keshtu i ka ndertuar raportet me tv kombetare, portable e médian ne pergjithesi per 20 vite, ndaj te mos qahet.

    U hedh fondé publike per te blere heshtjen ndaj réalitetit, skandaleve dhe korrupsionit

    Po te mos u jape parate, natyrisht qe te mekuarit nder vite hakmerren duke nxjerre ne shesh disa te verteta, por jo gjithcka…

  7. Ajo me e bukura esht se deri me sot jan dhen lek nga rama e keta kan ber propogande ne favor te qeveris ndersa sot per nje arsye apo tjeter esht mbyll rubineti dhe topi ben kthes,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *