• |
ide | kryesore

Tre marrëveshje për Ballkanin Perëndimor, Rama niset drejt Gjermanisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Gjermanisë. Ai do të marrë pjesë në një takim që zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor. Samiti zhvillohet nesër në orën 09:00, me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Shcolz. Zyrtarë të qeverisë gjermane thanë se marrëveshjet do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Ndërkohë pritet të njoftohen fonde edhe për përballimin e krizës energjetike.
Një zyrtar i qeverisë në Berlin tha për agjencinë e lajmeve Reuters se këto janë lëvizje drejt integrimit të mëtejshëm dhe stabilitetit të rajonit ende të trazuar nga konfliktet. Siç shpjegoi ai, qëllimi është që Serbia, Mali i Zi, Bosnjë e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova t’i afrohen qëllimit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ky samit vjen mes shqetësimeve në rritje mbi ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon.



3 Comments

  1. Ja pra qe procesi I Berlinit qenka shume me i mire se Open Ballkani. Akoma se kuptoj se pse e mbronin me fanatizem Open Ballkanin, militantet,aq me teper qe nje proces tjeter europian (procesi i Berlinit) ishte paralel me te ,dhe ishte proces europian e jo sebro rus,e qe njekohesisht nuk bente as percarje mes Shqiperise e Kosoves. Por kjo na tregone dhe qe duhet te insistojme qe nismat antishqiptare ti zhbejme, e jo te dorezohemi, dhe si perfundim kemi rezultat pozitiv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *