• |
ide | kryesore

Xhaçka merr falenderime në Turqi për mbylljen e shkollës në Tiranë

Arkiva, Kryesore, Lajme
Turqi



Pas mbylljes së kolegjit turk Mehmet Akif, një institucion arsimor jopublik dhe kopshtit për fëmijë “Zübeyde Hanım”, pjesë e “Turgut Ozal Education”, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka mori falenderime në Turqi për vendimin e qeverisë shqiptare.

Vlerësimet iu dhanë në konferencën e përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavushoglu të martën. Mbylljen e shkollës ai e lidhi me organizatën FETO, që për Turqinë është një strukturë terroriste.

“Ka disa zhvillime në lidhje me shkollat e FETO-s. Por këtë ne ia themi gjithmonë Shqipërisë vëllazërore. FETO nuk është vetëm një kërcënim për ne, është një kërcënim për çdo vend ku ndodhet. Çdo shtet është gjithashtu një inteligjencë, një vend tjetër i tretë e përdor këtë FETO, e përdor kundër nesh, e përdor kundër Shqipërisë. Ndërsa ju po luftoni kundër FETO-s, cilido shtet që ju ndërhyn apo ju sugjeron, dijeni se edhe ai vend është me FETO dhe kundër jush.” tha ai.

Në konferencë, Çavushoglu tha se dorëzoi një listë të re me emrat e gylenistëve që duhen ekstraduar nga Shqipëria.

Listat me emra kanë qarkulluar prej vitesh nga njëri vend tek tjetri, por asnjëherë nuk janë bërë publike. Kësaj radhe bëhet fjalë për një rinovim të informacionit, siç u shpreh Çavushoglu.

“Sot, ne ndamë informacionin e nevojshëm në lidhje me ekstradimin e disa njerëzve [gylenistëve] në Turqi,” tha Çavushoglu, ndërsa vlerësoi mbylljen e kolegjit Mehmet Akif Ersoy. Duke theksuar se lufta ndaj FETO është gjithashtu e rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë, Çavuşoğlu tha se

“Janë ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm. Sot kemi ndarë informacionin e nevojshëm për ekstradimin e disa personave në Turqi”.

Lexo edhe: Rama si vasal i Erdoganit, godet shkollat e gylenistëve në Shqipëri

Çavushoglu la të kuptohet se ishte në dijeni të detajeve konkrete të procedurave të ekstradimit, ndërsa përmendi rastin e një mashtruesi turk të kriptomonedhave, që u arrestua në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Faruk Fatih Özer, themeluesi të të kriptomonedhave Thodex, që po gjykohet në Shqipëri.

“Sot u mbajt seanca e katërt dhe seanca e pestë do të jetë në datën 10 nëntor. Me përfundimin e këtij procesi ligjor edhe ky person do të transferohet në vendin tonë. Ne presim kthimin e tij. Sepse ai është një mashtrues që ka mashtruar shumë qytetarë tanë.” tha Çavushoglu.

Në Tiranë, nuk është pranuar asnjëherë që kolegji turk dhe një kopsht u mbyllën për të përmbushur kërkesat e Turqisë.

Shtëpia e shqiptarit, e Erdoganit e zotit apo e djallit?

Rama tha se nuk ka “asnjë qëllim tjetër përveç zbatimit të barabartë të ligjit në rastin e heqjes së një licence shkolle si plot të tjera më parë”.

Më 22 shtator, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë vendosi mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar kolegjit “Mehmet Akif Ersoy”, pjesë e Fondacionit Gülistan.

Më herët ishte mbyllur edhe kopshti “Zubeyde Hanim” në Tiranë, që është pjesë e shoqërisë “Turgut Ozal Education”.

Që pas grushtit të shtetit në Turqi në korrik të 2016 Ankaraja ka kërkuar në mënyrë të përsëritur mbylljen e aktiviteteve të financuara nga Guleni, apo organizata Feto.

Gjatë vizitës së presidentit turk Erdogan në Tiranë në janar të këtij viti, ai bëri një paralajmërim të hapur në parlament, kur tha se kjo çështje shihet si “parakusht i vëllazërisë, miqësisë dhe partneritetit strategjik” mes dy vendeve./Lapsi.al

https://www.youtube.com/watch?v=2BreLzAXO3g&ab_channel=FindyNews



12 Comments

  1. Çok teşekkür ederim türk arkadaşlar! 😊🤗

    Vecse Sulltan, kujdes nga Birisha se te eshte hedhur ne sulm frontal. Kujdes se mund te te haje mutin.

    1. Kjo zgjebja e patronazhist spiunëve e paska infektuar edhe Lapsin. Kolerë e kuqe profesioniste, brezi i ri i 500 lekshave. Hiqesh dhe trim , palikarja. Po të jesh trim nuk pështyn nga prapa murit. Hajde e hapim bashkë emailin.

  2. Po kush ishte ky njeri që dëshmoi kundër jush?

    Ky njeri, i cili është një komunist pasionant e fanatik i pandreqshëm, që për me arrit në majat më të larta të hierarkisë së pushtetit komunist ka përdorur dhe traktin tim, duke ndikuar drejtpërdrejtë në dënimin tim me vdekje, ishte Sali Ram Berisha.nga dosja shoshori

  3. Ore këta sipër me gjithë mend janë sëmurë.Gjithmone Berisha, Berisha.Nuk shohin djalin dhe djemtë e tjerë të bllokut që baballarët e tyre kanë vrarë e prerë me qindra gjatë diktaturës po meren me Berishën që ishte doktor i merituar.Dhe pastaj se ka qënë anëtar partie por s’ka qenë komunist.Se në Shqipëri një pjesë e mirë ishin veçse anëtar dhe pjesa tjetër komunistë si i gjithë blloku.

    1. O Gimi o tru shkulur si the mor Berisha doktor i merituar avsh mor avash se na hape barkun the që Berisha ska qen komunist jo more cna the o Gimi nuk mbulohet dielli me rrjet te gjith e dijm se Berisha ka qen komonist madje dhe sekretar i Rinisë se partis komuniste Berisha kur takoi Enver Hoxhen dy jave nuk lante duart madje po te shaje Enver Hoxhen Berisha te spiunonte dhe te fuste ne burg që ta quash Berishen burr i nderuar ti qofsh Berisha esht nje derr frikacaku nje hileqar nje mashtrues genjeshtar shpifes trillues hajdut grabites dhe kriminel akuzohet nga Amerika dhe Britania e Madhe që e kan shpallur non grada për korrupsjon shum te lart dhe minim te demokracis dhe ky Berisha jot o Gim tru shkuluri ne kehen e komunizmit ka qen dhe servili i Enver Hoxhes prandaji mos u perpiq kot me lavderu non graden Berisha se te Gjith Shqiptaret e dijn se kush esht Berisha dhe te gjith e dijm se sa deme i ka ber vendit

  4. Me teper emrin e Berishes e keni permend ju qe thoni pse u permend Berisha se sa neve te kampit tjeter qe jemi cope x 2 nder te cilet i sipershkruari, pra une, qe e kam permend totalisht jashte permbajtjes se lajmit, thjesht per muhabet, per te vene ne pah qe Berisha i eshte sul Erdoganit si Don Kishti dhe si i tille do ti haje mutin. Kaq.

    Shperndahuni tani. 😀

  5. Xhacka mori falënderimet e homologut turk për mbylljen e shkollës Mehmet Akif në Tiranë.
    Godina që i doli pronari i truallit,apo e reja ishte pa kushtet e duhura paska qene gënjeshtra e radhës e KM tonë,sivella i Ergoganit.
    Priten urdhëresa të tjera nga Stambolli…

    1. Edhe pse nuk gjendet në terminologjinë e një partie të djathë, komisarët e dritës të grupimit heroik të Sali Berishës kanë gjetur strehë tek “baza”. Për gjithçka që mund të diskutosh apo të analizosh me ta, të tregojnë “bazën”. Nëse u flet për parime, të përplasin surratit perimet “e bazës”. Nëse u flet për ligjshmëri apo gjykatë, ta kthejnë sandraç se nuk ka ligj që prevalon mbi “bazën”.

  6. Çar pronar i doli o i pa ymër.Ja dha bashkia mikut të Erdoganit ai biznesmeni që sdihet ka i ka marrë lekët.Te ishte për ish pronarët nuk ja mbyllnin derën shkollës.Por ish pronarët s’kanë marrë asgjë.As kompesim në lekë.Mendon t’i se Rama dhe ish bllokmenët i kthejnë ato ndërtime.Jo or mik i ndajnë mes tyre.

    1. O Emigranti o injorant cfar thu mo o koqe kanari po pronaret vet e shiten godinen dhe nxenesit i kishin transferuar ne nje godin tjeter pa ber miratimin ne ministrin e arsimit kjo esht e verteta jo ato pallavra që thua ti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *