• |
ide | kryesore

Zvicër/ 65-vjeçari blinte vajza të mitura nga Shqipëria për nuse

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Zvicër



Një ngjarje e paprecedentë është zbuluar në Zvicër, ku një familje nga Kosova akuzohet se ka “blerë” vajza të mitura nga Shqipëria për 300 euro, duke i bërë partnere të djemve të tyre. Sipas vajzave, ato janë abuzuar dhe keqtrajtuar për 16 vite me radhë.

Sipas “Blick”, babai dhe katër djemtë e tij pritet të dalin para gjykatës, nën akuzën e abuzimit, ndërsa thuhet se ai ka sjellë të mitura nga mosha 14 deri në 17 vjeç si “gra” për secilin nga 4 djemtë, dhe për një dekadë e gjysmë ata abuzonin me to duke i detyruar të bënin punët e shtëpisë dhe duke i mbajtur në banesë, ndërsa askush nuk kishte kuptuar asgjë nga tortura që u bëhej..

Viktima e parë u soll në Zvicër nga Shqipëria në vitin 2003. 17-vjeçarja asokohe e njihte burrin e saj vetëm nga fotot, pasi martesa ishte e sajuar mes prindërve të vajzave. Prindërve të së resë iu premtua se vajza e tyre do të kishte një jetë më të mirë në Zvicër. Një vajzë tjetër ishte vetëm 14 vjeç dhe jetonte në varfëri. Sipas hetuesve, prindërit e saj ia shitën për një shumë prej 300 eurosh.

Lexo më tej: Rreth 40 milionë njerëz në botë janë robër të skllavërisë moderne 

Albrim F., 65 vjeç, së bashku me djemtë thuhet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe izoluar.

“Më shumë se 20 herë e ka goditur me brez. Edhe pse ishte shtatzënë, ai e ka rrahur nusen deri sa i ka dalë gjak dhe i ka shtrënguar fytin me të dyja duart”. Kështu thuhet në aktakuzën e njërit prej të pandehurve.

Gratë rrallë lejoheshin të dilnin vetëm nga banesa dhe nuk kishin pothuajse asnjë kontakt me familjet e tyre. Avokati Dominic Nellen përfaqëson dy nga gratë në gjykatë dhe i ka shoqëruar për tre vjet.

Për Nellen është e qartë, pas sjelljes çnjerëzore qëndron e drejta zakonore mesjetare shqiptare e kanunit dhe të gjitha fijet u bashkuan me kreun e klanit Albahrim F.

“Është një klan i madh familjar me sundimtar patriarkal vjehrrin. Ishte në qendër, jepte urdhrat”. Kështu është shprehur avokati.

Në vitin 2019, gratë më në fund arritën të arratiseshin, 16 vjet pasi viktima e parë u soll në Zvicër.



6 Comments

  1. Asgje nuk e arsyeton kete monster, dhe as prinderit e ketyre vajzave qe i shiten vajzat e tyre, as pa ditur se as bleresi eshte monster apo jo. Njekohesisht ,do doja te dija kombesine e ketij monstres nga Kosova. A eshte ashkali, boshnjak, nga komuniteti rom, apo serb i shqiptarizuar(me dokumenta),pse qe nje nga detyrat qe u jipej agjenteve serbe qe vershuan ne 1992, ishte te hiqeshin si shqiptar Kosove(natyrisht me nje shqipe perfekte dhe me dokumente e emra shqip) dhe te benin pislliqe ne shqiperi(,e bile edhe “martesa me shkuesi’,identik si ky rasti), per te prishur imazhin e shqiptareve te Kosoves dhe per te fut percarje ne mes. Nuk di kete te fundit sa e kane realizu, por di 100% qe ka qene nje nga pikat kryesore ne agjenden e tyre.. Dhe egzaktesithe e njejta gje (dhune, nderrim emri, mohim kombesie, dhe izolim nga familja) po undodh seciles nga mijera vajza shqiptare qe prinderit e tyre monstra i shiten tek serbet.,fenomen qe per fat te jeq vazhdone dhe sot e kesaj dite, po u nderpre nga asnje qeveri apo ish qeveri dhe pa nje proteste te vetme nga shoqeria civile. Nejse, per tju rikthy temes, te kerkohet ekstradimi i ketij monstre

  2. Psikopati ekstreme e mbështetur nga mentaliteti i mbrapshtë otoman dhe kanunet primitive tona. Shpresoj që këta tipa të dënohen maksimumin e ligjit.

    Kur do bëheni njerëz??!!

    1. Skane te bejne ‘kanunet primtive tona’, se e para nuk dihet kombesia e tij,a eshte shqiptar apo jo (pervec se skam degjuar nje rast te tilel,edhe vete emri Albahrim F. nuk eshet aspak shqiptar, ndoshta nga komuniteti rom pasi tek komuniteti rom ne Kosove shpesh ndodhin edhe inceste brenda familjes), dhe e dyta, mos ungaterro me ate “një klan i madh familjar patriarkal” qe thote avokati zvicerian, sepse ata ngaqe jetojne me qenin dhe macen, kur shohin qe 2 femilje te aferta shqiptare u takuan ne zvicer, ky gjest u duket triba. Per disa zviceriane (shume prej tyre edhe rraciste)vetem gocat e perputhen ,sjane tribale, te gjithe ne te tjeret jemi te prapambetur. Prandaj mos ta marrim si te mireqene qe eshte shqiptar, por kushdo qofte, e sidomos nqs eshte shqiptar, meriton denim kapital, prandaj them te kerkohet ekstradimi,qe denimin t abej sa me te vujtshem

  3. Ska mundsi ky do jet agjent i putinit dhe i vucicit.
    Kosovaret te merren me femra nga shqiperia as qe behet fjale!

    1. Pse more qe perpiqesh te besh sarkazem te lodhur, ku ke pare nje rast tevetem qe nje jshqiptar nga Kosova ka prostituar ndonje vajze nga Shqiperia, apo edhe vete Kosova, qe na nenkupto te kunderten? Mos u gezo qe ky monstra paska lind ne Kosove, se sic te thashe, ne Kosove 8% e popullsise, jane serbe,boshnjake, turq,ashkalinje, rom(dhe ky me shume mundesi rom eshte). Por normal qe mund te jete edhe agjent i serbeve(ose me sakte gjoja shqiptar i pagaur nga serbet).Dhe spo e shpik une, kjo dihet boterisht dhe e vertetuar, qe pasi ra komunizmi Serbia leshoi te pakten 700 agjente serbe(serbe te osoves por si si gjoja shqiptar kosovar) drejt Shqiperise per arsyet qe te thashe me heret. Po sbesove pyet institucionet ne shqiperi,por e ke edhe dokumentar, e ka dhene Top chanel(po te duash ta gjej)

  4. Pyll pa derra nuk ka thote nje fjale e urte keshtu dhe kjo pune. Eshte e vertete qe kosovarey erdhen ne fillim te viteve 90 ne Shqiperi per te gjetur “dashurine ” e jetes por pjesa me e madhe e tyre ishin te martuar. Me duket pak justifikim infantil fakti qe mund te kene qene agjente pasi shumica e tyre vinin nga perendimi dhe jo Kosova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *