• |
ide | kryesore

Aksidenti me viktima 4 shqiptarë, shoferi ishte i dehur dhe i dr0guar

Lajme, Të fundit



Një aksident i rëndë i mori jetën disa ditë më parë katër shqiptarëve në Itali. Më 30 tetor humbën jetën Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj 2-vjeçar Mattias dhe motra e vëllai i 22-vjeçares, Rejana e Resat Hyseni, 8 dhe 11 vjeç. Ndërkohë drejtuesi i automjetit, Orjol Lame, 32 vjeç, ndodhet ende i shtruar në gjendje të rëndë. Nga analizat toksikologjike ka rezultuar se 32-vjeçari ka qenë i dehur dhe nën efektin e drogës.

Mostrat tashmë do të dërgohen në institutin toksikologjik në Modena për të verifikuar gjithçka. Nëse edhe aty do të konfirmohen rezultatet se ai ishte i dehur dhe i droguar ato do të dërgohen në gjyq si prova kundër 32-vjeçarit.  Siç u konfirmua të martën, Prokuroria në Reggio Emilia ka nisur hetimet për vrasje në rrugë. Hetuesit kanë konstatuar se makina ka qenë e pa kontrolluar dhe pa sigurim. Mjeti ishte e regjistruar në emër të një personi i cili ka ndërruar jetë gjatë këtij viti. Tashmë hetuesve u ka lindur një detyrë e re që të zbulojnë se si e ka marrë 32-vjeçari makinën. Një ndër hipotezat që kanë hetuesit është ajo e blerjes së mjetit në të zezë. Hetimet janë fokusuar edhe tek e shkuara e Orjol Lames, i cili ka precedentë penalë dy vite më parë.

Policia bashkiake po vazhdon analizimin e gjetjeve në përpjekje për të rindërtuar dinamikën e aksidentit. Deri më tani, nuk ka asnjë gjurmë frenimi në asfaltin e via Newton. Ndërkohë automjeti ishte duke ecur me shpejtësi të madhe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *