• |
ide | kryesore

Arrestohet në Laprakë Ilir Paja/ “UFO”-ja u arratis 2 herë nga burgjet italiane

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ilir paja ufo



Policia e Tiranës njoftoi arrestimin e një emri të njohur të drejtësisë shqiptare të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në prangat e njësisë speciale “Fast Albania” ka rënë Ilir Paja i njohur me nofkën “UFO”-ja. Këtë nofkë ia vendosi policia italiane për shkak të dy arratisjeve spektakolare nga burgje të sigurisë së lartë. Operacioni ishte koduar me emrin “Dangerous”.

Ilir Paja
Ilir Paja

“Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Italisë i shtetasit Ilir Paja, 49 vjec, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person shumë i kërkuar nga autoritetet Italiane pasi Gjykata e Apelit Milano/Itali, e ka dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, kryer në bashkëpunim dhe rrëmbim personi.

Lokalizimi dhe kapja e 49-vjeçarit u bë në Laprakë nga Njësia Speciale “Fast Albania”, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë. Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët italianë vijon punën për plotësimin e dokumentacionit me qëllim ekstradimin e 49-vjeçarit drejt Italisë” – thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO EDHE: EMRAT/ Kush janë të burgosurit që Enkelejda Hoxha u hapi dyert e burgut

Paja ka kryer disa dënime edhe në burgjet shqiptare. Në 2017-ën ai u lirua nga qelia me kusht para përfundimit të dënimit. Ai po vuante një dënim me burg, për plagosjen e një polici në vitin 2008-ën.
Në vitin 2010 “UFO-ja” u dënua me 15 vjet burg për ngjarjen e marsit 2008. Në atë kohë ai përplasi me mjetin e tij “Fiat” një punonjës policie gjatë operacionit për arrestimin e tij. Shkalla e Parë e fajësoi për tentativë vrasjeje. Apeli ndryshoi vendimin, duke e dënuar atë me 6 vjet e 8 muaj burg për akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”. 

LEXO EDHE: Lirohet nga burgu Ilir Paja, mediat italiane e quanin “ufo” i arratisjeve

Në vitin 2011 Paja mori një dënim me 15 vjet e 4 muaj burg, duke u deklaruar fajtor për një sërë veprash penale të kryera prej tij në Itali. Ai u gjykua në bazë të materialeve hetimore të përcjella me letërporosi nga autoritetet italiane.

Ilir Paja
Ilir Paja

Sipas gjykatës, veprat penale për të cilat dyshohet të jenë kryer nga Paja janë regjistruar në datat 2, 3 dhe 4 shtator 2006 në Milano, Itali. Në këtë gjykim ai u fajësua për “vrasje”, “rrëmbim ose mbajtjes peng të personit”, “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “armëmbajtje pa leje”. Është e paqartë se përse u lirua nga burgu kur kërkohej nga autoritetet italiane. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *