• |
ide | kryesore

Arrestohet punonjësi i OSHEE-së në Vlorë, plagosi me thikë kolegun

Lajme, Të fundit



Një punonjës i OSHEE-së në Vlorë është arrestuar. Kjo pasi gjatë një konflikti të çastit ka plagosur me thikë një koleg të tijin në lagjen ‘Uji i Ftohtë’.

Njoftimi i policisë

Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar. Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).

Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *