• |
ide | kryesore

Berisha frymëzohet nga rikthimi i Netanyahut në Izrael: Ogur i bardhë për PD-në dhe fitoren e saj!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Benjamin Netanyahun për fitoren e tij në zgjedhje dhe rikthimin si kryeministër i Izraelit.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se rikthimi i tij në pushtet është një ogur i bardhë për Partinë Demokratike dhe për fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme.

Berisha shkruan se ai është mik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar. “Në një akt historik, Netanyahu njohu Pavarësinë e Kosovës. Partia Demokratike ka patur dhe ka tek ai e Likud miq të çmuar”, thekson ish kryeministri.

URIMI I SALI BERISHËS

Rikthehet fitimtar Benjamin Netanyahu!

Të dashur miq, në zgjedhjet e djeshme në Izrael, Benjamin Netanyahu, partia e tij Likud dhe koalicioni i tij dolën fitimtarë. Fitorja e Netanyahu-t është e një rëndësie të madhe për Izraelin, për forcat konservatore në Europë dhe në botë.

Benjamin Netanyahu është firmatar i marrëveshjeve historike Abraham të Paqes. Ai është mik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Në një akt historik, Netanyahu njohu Pavarësinë e Kosovës. Partia Demokratike ka patur dhe ka tek ai e Likud miq të çmuar.

Rikthimi i Netanyahu-t në pushtet është një ogur i bardhë për Partinë Demokratike dhe fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme! Me këtë rast, le t’i urojmë ne të dashur miq, fitoren dhe suksese të mëdha kryeministrit Netanyahu në udhëheqjen e Izraelit dhe forcimin e paqes në Lindjen e Mesme. Sb



7 Comments

  1. Hahahahahah….. Se ca lidhje ka pd me netanyahun. Vetem berisha e di.
    Apo mos e kan e kan damkosur dhe netanyahun si non grata, dhe prap ai fitoj.
    O berish halli jot nuk ngjan me te askujt. Ti je i fundosur ne gropen me mut. Dhe as ke per te dal ndonjeher qe andej.

      1. Berisha konservator ? ( plac moj by_he)
        Mos na e prish humorin e mengjesit me te tilla budallalliqe e na ler ta pime kafen rehat .

  2. Doris Pack: SHBA s’ka asnjë fakt ndaj Berishës, jam informuar nga mikja ime Albana Vokshi,Mangolia shko mbaji shishen e shurres spiunit komunist salih metaj,por tani me vrap o Mangolia

  3. Ishte Rama ne Izrael nje jave perpara takim me kryeministri e majte, sapo iku Rama humbi zgjedhjet ai, eshte ters i madh KM.

  4. 😀 Rrota e karit te vucidolit dergon urime cdo njeriu qe fiton zgjedhjet dhe i duket vetja personalitet nderkohe qe askush nuk ja ve ne pordhe se eshte non grata dhe njeri me te meta mendore …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *