• |
ide | kryesore

Dhuna në azilin e Pejës/ Merren në pyetje personeli dhe të moshuarit

Lajme, Të fundit
azilit



Pas publikimit të video-s që tronditi opinionin publik, ku shfaqeshin punonjëset e një azili që ushtronin dhunë ndaj një të moshuare, sot do të merret në pyetje personeli i qendrës “Orenda” në Pejë. Në pyetje do të merren edhe të moshuarit. Kjo për të zbuluar nëse raste të tilla të keqtrajtimit janë përsëritur. Prokurori i Pejës Dorian Juniku, në Debat Plus, ka bërë të ditur se prokuroria ka informacione se në këtë qendër mund të ketë raste të tjera të dhunës.

Juniku theksoi se prokuroria është ende në fazën hetimore, dhe se nuk do të ndalen derisa ky rast të zbardhet.

Jemi në fazën fillestare hetimore, që në fund të kompletojmë rastin dhe të kemi një pasqyre të qartë se çfarë ka ndodhur, nuk do të ndalemi deri sa të sqarohet i gjithë rasti. Është autorizuar policia, që të vazhdojë edhe të personelit, por edhe të tjerëve që janë vendosur aty. Kemi dyshime që këto raste mund të kenë ndodhur edhe më herët”, ka vijuar ai.

Keqtrajtimi i të moshuarës në qendrën “Orenda” në Pejë ka tronditur jo pak opinion publik ditën e djeshme pas videove të publikuara nga një qytetare në Kosovë. Në vetëm pak minuta pamjet u bënë virale, ku të shumta ishin reagimet e qytetarëve lidhur me rastin në fjalë.



2 Comments

  1. Me vjen shume keq kjo skene te le pa fjale. Sidomos ne kosove ku hala nuk eshte thare gjaku i te reneve per kosoven elire per nje qyteteri te kulturuar dhe jo si kto mostra qe vetem emrin njeri nuk e ka.te kishte ndodhur ne shqiperi nuk do te habiteshim se ktu eshte v.k. Ku bejme komente vetem per politike. Turpe krime nuk di si ta theme

  2. E kur menon qe i biri kesaj zonje ka dhane jeten , per me mbrojt vajzat e nanat kosovare nga gjahilat serb , dhimbja per sjelljen e kesaj vajze shtohet edhe ma teper , e gati shnderrohet ne urrejtje . Mire te huajt qe ne trajtojne si “neanderthal” po , me trajtu si kafshe vete njerzit e tu kjo ashte e pafalshme .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *