• |
ide | kryesore

Edhe Dobi ‘pikiatë’ me Kukësin: Vllaznia i mposht në shtëpi e kthehet për Europë

-Instant, Sport
Vllaznia



Humbja e tretë radhazi për Kukësin. Efekti Enkelejd Dobi ka përfundfuar shumë shpejt për verilindorët, që janë kthyer me pikiatë në vendet e fundit. Blutë janë mposhtur 0-1 nga Vllaznia, në ndeshjen e javës së 11 të Superiores. Një gol i Esin Hakajt i ka mjaftuar shkodranëve për t’u kthyer te fitoret dhe drejt zonës europiane të kampionatit.

Humbja e dytë nga tre të fundit brenda mureve të shtëpisë. E ky është një fakt edhe më shqetësues. Pas Egnatias e Tiranës, tani edhe Vllaznia del fituese përballë Kukësit. Suksesi i dytë, në dy ndeshje, këtë sezon për shkondranët e Josës, që e shohin veten tre pika nga kreu. Kuqeblutë triumfuan në një ndeshje ku krijuan më shumë lojë dhe raste. Të besuarit e Josës pothuaj nuk rrezikuan asgjë dhe zgjidhën ndeshjen në fundin e pjesës së parë me Hakajn. Një goditje nga distanca e ish-lojtarit të Partizanit nuk i la asnjë mundësi Tafas në minutën e 43′.

Lexo më tej: Ndreca doli me të kuqe, Kukësi humbi busullën: Tirana i shënon poker Dobit, që nuk po gjen më ‘recetën’

Në pjesën e dytë Kukësi u mundua të ndryshonte historinë. Dobi provoi me zëvendësimet, duke nxjerrë në fushë edhe Barbosa. Por sërisht më të rrezikshëm ishin miqtë. Jonuzi fillimit trembi Tafas, ndërsa portierin e shpëtoi shtylla në minutën e 60 në goditjen e Boshnjakut. Barbosa pati shansin ideal të evitonte humbjen, por braziliani gaboi para portës në minutën e 83′. Vllaznia ngjiten përsëri në zonat e larta të klasifikimit. Tani kreu nuk është më utopi. Fundoset Kukësin dhe Dobi, që sheh shumë afër fundin e klasifikimit.

JOSA: “EPISODET BËJNË DIFERENCËN”

“Normale që rezultati të kënaq, kur merr pikët në Kukës, por më tepër me mënyrën se si luajti skuadra. Por për më mirë në pjesën e parë dhe disa minuta në të dytën. Ishte ndeshje që u var nga episodet, se ne edhe para se të shënonim ishim superiorë në qarkullim dhe goditje të portë. Por të gjithë rastet nuk bëhen gola. Shënuam me Hakajn, skuadra ishte e përqendruar sot, nuk do të thotë se nuk ishte në ndeshjen e kaluar, por janë episodet që bëjnë diferencën. Se me rastin e fundit që humbi Kukësi në zonën tonë, me goditje me kokë apo nga e majta të Barbosës, edhe mund të barazonte ndeshjen. U fitua kjo e duhet të hedhim sytë nga ndeshja tjetër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *